Pakti i ri për emigracionin kundërshtohet ashpër nga grupi i Vishegradit

Postuar në 31 Maj, 2023 16:45

BE-ja dëshiron të kompensojë shtetet që mbajnë barrën më të madhe të emigrantëve, duke i shpërblyer me 22 mijë euro për secilin prej tyre. Shifra doli gjatë negociatave midis ambasadorëve evropianë javët e fundit. Një shumë të tillë do të detyrohen ta paguajnë vendet që nuk pranojnë të strehojnë emigrantë në territoret e tyre.

P.sh. emigrantët mbërrijnë në Siçili ose në Kalabri dhe Italia ka të drejtën t’i transferojë një pjesë të tyre, për shembull në Poloni. Nëse Varshava refuzon, atëherë ajo do të duhet të dorëzojë mallra, ndihma ose para te Italia në vlerë 22 mijë euro për secilin emigrant që ka hyrë në BE pa leje.

Negociatat në Bruksel po zhvillohen në kuadër të paktit të ri të emigrantëve, por deri tani duket se konsensusi është larg.  

Dosja e përpunuar nga Komisioni dhe Presidenca suedeze është kundërshtuar nga vendet që i përkasin grupit të Vishegradit, nga Polonia, Hungaria e deri në Çeki. Drafti diskutohet sot në Këshillin Evropian në Bruksel.

Sipas Politico.eu, e cila ka zbuluar detajet e para nga negociatat, ministri i Brendshëm polak është shprehur se për vendin e tij “nuk bëhet fjalë as sot dhe në të ardhmen”. Të njëjtën gjë thonë edhe kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Hungarisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.