Zaptimi i plazheve në Greqi/Gjykata e Lartë: Ligji grek nuk njeh plazhe private

Postuar në 06 Maj, 2023 15:12

Zaptimi i plazheve duket se nuk është zakon shqiptar vetëm. Në Greqi është dashur qëndrimi publik i Gjykatës së Lartë për të sqaruar se:

Ligji grek nuk njeh plazhe private

Përmes nje memoje të posaçme kjo gjykatë i ka kujtuar prokurorëve se ço përpjekje për të bllokuar aksesin publik në plazhe, jo vetëm është ilegale, por edhe imorale dhe duhet trajtuar rigorozisht me urdhëra prishjeje dhe arrestimi kur kjo të jetë e nevojshme. Në dokumentin në fjalë vihet në dukje se shkelës kryesorë të ligjit në këtë drejtim janë hotelet e mëdha, apo baret në bregdet që pretendojnë pronësi të pjesëve të mëdha të bregut.

Ne duhet të bëjmë të qartë për këdo, përmes vendosmërisë sonë zbatuese, qoftë edhe duke aplikuar sanksionet dhe forcën e plotë të ligjit, se qëllimi kryesor i pasurisë së përbashkët është që të jetë falas për publikun

është shprehur zv.prokurori i Gjykatës së Lartë, Panagiotis Panagiotopoulos.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.