plazhet

Konfirmohet dështimi i reformës territoriale. Kryeministri: Plazhet kalojnë nën administrimin e Tiranës

Postuar në 04 Gusht, 2019 18:06

Fushata kundër informalitetit në plazhe duket se ka qenë asgjë më shumë sesa një maskaradë për të justifikuar ligjin e ri në muajin shtator. Sot kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes Fdacebook se në shator ligji i ri do të sanksionojë kalimin e vijës bregdetare nën administrimin e qeverisë në Tiranë duke ja marrë këtë të drejtë pushtetit vendor.

shkruan Rama.

Vallë quhet shtet ky? Ministri i Brendshëm urdhëron kryebashkiakët të zbatojnë...ligjin!!!

Postuar në 20 Korrik, 2019 14:42

Aksioni kundër informalitetit vazhdon të perceptohet si veprim që duhet mbështetur nga një forcë e armatosur si Policia e Shtetit. Ndonëse na thuhet ditë e natë se po bëhet shtet, se po vihet rend dhe se bashkitë kanë në krye ata që duam dhe se reforma administrative territoriale do të sillte ndryshime.

Fjalë pa kuptim. Prej dy ditësh, ministra të qeverisë shqiptare kanë dalë në terren për të bërë realitet…atë që ligji e ka sanksionuar prej kohësh. Në krye ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj:

2009-2016, plazhi i Semanit humbi 14.2 ha. 700 mijë m3 inerte/vit merren vetëm në Shkumbin

Postuar në 09 Tetor, 2017 16:09

"Klan Plus" raporton sot për prag zhdukjen e plazhit të Semanit si pasojë e erozionit nga deti. Në 3 dekada, objekte që kanë qenë 200 m larg vijës së ujit, tani gjenden në ujë. Të prekur kryesisht nga ky përparim i detit janë kryesisht zonat ranore të Adriatikut dhe për këtë përgjegjësi ka edhe njeriu.

Pas (pa)pastërtisë së ujit edhe siguria e munguar në plazhe

Postuar në 23 Korrik, 2017 16:57

Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike ka reaguar sot për situatën e sigurisë në plazhet shqiptare pas disa vdekjeve të ndodhura këto kohë mes pushuesve. 
Bëhesh objekt lajmi negative për ato që janë dhe ato që duan të vijnë, rrit pasigurinë. Ndjehet lëvizje e duhur vetëm kur ndodh diçka. Të veprohet para kohe. Aksidente do ketë, por kur vjen nga  mosmarrja e masave  ky është defekt i rëndë. Sa shtohen njerëzit duhet të shtohen edhe policët, të përforcohet policia”, shprehet për Tv Klan Rexhep Kasmi, anëtar i ATOA. 

Subscribe to RSS - plazhet