Pekini në qendër të vëmendjes. Presideni brazilian: ShBA duhet të nisë të flasë për paqen

Postuar në 17 Prill, 2023 01:37

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka bërë thirrje që ShBA të heqë dorë nga inkurajimi i luftës në Ukrainë dhe të nisë të flasë për paqen. Duke folur në Pekin, da Silva ka shprehur propozimin e tij për krijimin e një grupi vendesh që “mendojnë njësoj”. 

ShBA duhet të ndalojë së inkurajuari luftës dhe të nisë të flasë për paqe. BE-ja duhet të nisë të flasë për paqen në mënyrë që ne mund të bindim Putinin dhe Zelenskin se paqja është në interest ë kujtdo dhe se lufta po u intereson për momentin vetëm atyre. Unë kam një teori që e kam mbrojtur tashmë me Macron, Olaf Scholz dhe me Biden dhe dje e diskutuam edhe me Xi Jinping. Është e nevojshme të konstituohet një grup vendesh që duan të gjejnë një rrugë për të bërë paqen

ka thënë ai. 

Ky është rasti i dytë pas vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron që vizioni i ShBA-ve sulmohet publikisht në Pekin, shenjë e qartë kjo e ndryshimeve të mëdha. Po kështu deklarata konfirmon se besimi tek roli i OKB-së është në minimumin e mundshëm. Nga ana tjetër roli i Kinës është evidentuar nga fakti se ajo është blerëse kryesore e naftës ruse, duke shërbyer kështu si minuese e politikës së sanksioneve ndaj Rusisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.