Në prag të një epidemie anti-franceze në Sahel

Postuar në 23 Shkurt, 2023 17:44

Franca po humbet ndikimin në Afrikë dhe më e papritura këtë proces po e përcakton deri diku ambicia e Rusisë për të fituar terren në kontinent. Pas largimit të detyruar nga Mali, trupat franceze, të stacionuara me synime kundër përhapjes së terrorizmit në Sahel, po largohen edhe nga Burkina Faso, për t’u zëvendësuar nga rusët e grupimit efektiv “Wagner”.

Është një test i vërtetë për Francën. Nëse nuk do të shohë një valë të tillë në Afrikë duhet të ndryshojë qasjen

citon “Politico” Seidik Abba, një studiues të çështjeve të sigurisë në Universitetin e Valenciennes në Francë.

Për të kundërshtuar atë që duket si një prirje, presidenti francez, Macron, ka njoftuar një vizitë në Angola dhe Republikën Demokratike të Kongos, Kongo dhe Gabon. Për të kuptuar arsyet e kësaj që po ndodh është e vështirë, por historia koloniale mbetet në ekuacion përherë.

Ne nuk kemi krijuar një pushtet të butë të mjaftueshëm. Ambasadorët tanë duhet të jenë më aofensivë kur vjen puna te neutralizimi i kundërnarrativave, në vend se të komunikojnë vetëm me institucionet

citohet një zyrtar i qeverisë franceze.

Nga ana tjetër prania ruse asociohet me një fushatë dizinformimi që duket se ka dhënë efekte edhe pse sipas interpretimeve në Perëndim lufta online “zhvillohet në mënyrë asimetrike mes shteteve liberale dhe atyre autoritare”. P.sh në vitin 2020 u zbulua nga Facebook se disa llogari të rreme prej nga ku përhpeshin lajme të rreme kundër rusëve ishin të lidhura me forcat e armatosura franceze. Dhe në narrativë Rusia duket fitoren kryesore, pasi grupimi “Wagner” është stacionuar vetëm në dy vende, një situatë që ushqen parandjenjën e një epidemie antifranceze në rajon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.