Sitki Ayan/Njeriu i afërt i Erdogan ekspozohet si lidhje kryesore e iranianëve për anashkalimin e sanksioneve të SHBA

Postuar në 08 Dhjetor, 2022 20:41

Gazeta “Politico” raporton sot për përfshirjen në trafikimin e naftës iraniane përmes linjave turke të rrethit të brendshëm të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Emri që del në sipërfaqe është ai i Sitki Ayan, një njohje e vjetër e shkollës e Erdogan që përmes kompanive të tij që organizon nxjerrjen e naftës iraniane drejt Kinës dhe Rusisë, duke shamngur sanksionet e SHBA. Çështja dokumentohet edhe nga WikiIran, një faqe opozitare që ka publikuar të dhëna konkrete, dokumente dhe emaile që provojnë lidhjet e hamendësuara.

Gazeta në fjalë ekspozon biografinë e Ayan që hyn në këtë lojë si instrument i Erdogan për synime jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike të Turqisë, e cila po zgjeron perimetrin e veprimit përtej kontrollit amerikan dhe duke detyruar SHBA të heshtë për shumë prej lëvizjeve që kanë dëmtuar politikën e saj. Sipas “Politico” vendimi për organizimin e kësaj që ndodh aktualisht ka nisur me një takim Beirut më 22 mars 2021, ku në resortin “Le Beach Pop Up” u takuan “disa prej njerëzve më të rrezikshëm në botë”.

Në atë takim morën pjesë njerëz të establishmentit politik dhe ushtarak iranian dhe një ekip përfaqëuses i Erdogan. P.sh aty merrte pjesë Rostam Ghasemi, një ish-ministër Iranian i Naftës(vdekur pak kohë më parë) dhe Behnam Shahriyari i Gardës Revolucionare, të dy të vendosur në listën e sanksioneve të SHBA një vit pas takimit në fjalë. Megjithatë, deri më tani SHBA ka qenë e detyruar të shmangë sanksionimin e Ayan, “për të mos acaruar presidentin turk", por së shpejti sipas “Politico ky qëndrim do të ndryshojë.

Rasti ofron një dritare për të parë dinamikën e ndërlikuar mes Iranit, Turqisë dhe rolit unik dhe ndikues që luan Erdogan në rajon teksa luhatet nga ndërmjetësimi për interes personal në ndërmjetës mes Perëndimit, Rusisë dhe Lindjes së Mesme, duke krijuar varësi që shpesh e lënë SHBA dhe aleatët e tjerë me zgjedhjeve veçse ta lënë atë të vazhdojë

shkruan gazeta.

Me marrëveshjen e arritur, Irani ia ka dalë të shesë duke anashkaluar sanksionet e SHBA, deri në 1 miliardë dolarë që mandej janë kanalizuar drejt njësive iraniane si Forca Kuds dhe milici të huaja të afiluara me Teheranin si Hezbollahu. Nuk del qartë se çfarë fiton Erdogan duke lejuar që kapacitetet ushtarake iraniane të financohen përmes tij dhe me ndihmën e tij, nisur nga përballjet mes dy vendeve në Siri, por Ayan p.sh ka qenë personi kryesor që priste të merrte një kontratë 1 miliardë dollarë në vitin 2010, për ndërtimin e një gazsjellësi 660 km për të transportuar gazin iranian në Turqi dhe Europë, që u ndalua nga SHBA.

Një arsye është interesi reciprok mes dy vendeve. Turqia është një ndër partnerët kryesorë të Iranit në tregti, ndërkohë që ajo mbetet destinacioni kryesor turistik për iranianët. Ka një marrëveshje mirëkuptimi mes Iranit dhe Turqisë që lejon kalimin e naftës dhe Ayan e ka realizuar këtë përmes nënkontraktorëve si Baslam Nakliyat dhe Baslam Petrol që transportojnë naftë në mbarë botën dhe që morën detyrën e shkarkimit të tankerave në Kinë. Në rastin e Kinës blerës ishte Haoukun Energy, një kompani e kontrolluar nga ushtria dhe termat ishin për blerjen deri në 2 miliardë dollarë në vit.

Për të mbuluar natyrën e vërtetë të marrëveshjeve, ASB ndihmoi kalimin e tyre përmes një rrjeti të ndërlikuar të kompanive ndërkombëtare fasadë dhe bankave nga India në Rusi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai përdori ndonjëherë edhe bankën e vet në Stamboll, Vakif Katilim Bankasi që transferoi të paktën 80 milionë dollarë në llogari të kontrolluara nga Shahriyari, komandanti i Forcës Quds. Nuk ka të dhëna që banka Vakif e dinte se paratë po shkonin për forcat iraniane

shkruan “Politico”.

Edhe në relacion me rusët, iranianët u ndihmuan nga Ayan që shërbeu “si fytyra legale” e operacionit dhe në takimin e vitit 2021, iranianët kërkuan të dyfishonin partneritetin e tyre me palën turke, nisur nga suksesi i arritur deri në atë kohë. 

Çështja ka dalë në dritë në të gjithë dinamikën e saj meqenëse kalimi i naftës ka kapur shifra të mëdha dhe ka vënë në diskutim efektivitetin e sanksioneve të SHBA duke lejuar Iranin të financojë krahun e vet ushtarak aq sa ka guxuar të kalojë në veprime aktive operacionale për të mbrojtur interesat e veta. Incidenti i Greqisë me Iranin për dy çisternave greke në Gjirin Persik që u kapën nga komandot iraniane lidhet me këtë çështje dhe bllokimin që autoritetet greke i bënë një çisterne ruse të lidhur me Ekonominë e Rezistencës, krijesë iraniane për të mbuluar operacione të tilla me Rusinë. Zgjidhja e çështjes në këtë formë, shpjegon sipas burimeve diplomatike që citohen nga “Politico” se pse Ayan nuk stepet në biznesin e tij, pavarësisht sinjaleve.

Është fitimprurës dhe thuajse pa asnjë rrezik

citon gazeta.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.