Një saktësim: Berishën e goditën, Ramën e rrahën

Postuar në 07 Dhjetor, 2022 17:00

Disa njerëz të njohur të medias, pasi u bënë të njohur si gazetarë, shkruajnë sot për incidentin e protestës së opozitës, po flasin për “rrahjen e Berishës”. Ndoshta janë titujt e gazetave prestigjoze si “Tema” që po i bëjnë transfuzion raportimit me termin "rrahje". Kur në fakt është vetëm një goditje.

Rrahja është goditje e përsëritur, në rrethanat e një ndeshjeje apo pusie prej dikujt apo disave me synim neutralizimin fizik apo lëndimin. P.sh agresorin e Berishës e rrahën duke e goditur disa herë. 

Sali Berisha mori një grusht surratit – ja fjalia më e përshtatshme për kodin etik të mediave të së majtës zyrtare që do të respektonte dinamikën e ngjarjes. Sali Berishën nuk e rrahu kush. Të themi të vërtetën. Ka me mijëra njerëz në Shqipëri që ndoshta do të donin që Sali Berisha të rrihej paq, rëndë, apo vëndçe. Kjo dihet. Por kjo nuk ndodhi. Ndodhi diçka tjetër në kuptimin fizik dhe kuptimin gjuhësor.

Për ta kuptuar ata që nuk munden, një shembull. Edi Ramën e rrahën në vitet ’90. Nuk dihet kush, por e rrahën saktë dhe pastër dhe kështu na e poftisën si figurë kombëtare meqenëse siç duket druri të mat kaplloqen dhe të ujdis mirë. Sepse ka dalë nga xheneti. Ka foto që provojnë se z. Rama e kishin rrahur, foto të cilat ai i bëri për të promovuar faktin se ishte dhunuar.

Dje z. Berisha e goditën. Ta ndajmë këtë sepse ka rëndësi. Edhe pse në të dyja rastet: ka qenë një akt dhune që ka pasojë politike.

s.zaimi 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ramen e ka rrahur dhe grisur rrobat e tij, me urdher te Salih plehut xhahili Izet Haxhia.
Ky i fundit e ka pranuar para nje dekade pothuaj ne nje interviste nga Kusadasi.

Dhuna dhe bastisja ishte moto e Salih Berishes gjate gjithe pjesmarrjes se tij ne politike.
Ky ndyresire ka veshur me qindra nena e gra ne te zeza. Ky menxyre eshte medusa e ligesise.
Shiheni nga kush rrethohej?! Nga kusheriri i tij qe e kish ber drejtor policie dhe pret te behet perseri, nga xhahile qe e rrahen sulmuesin barbarisht dhe asnje prej tyre nuk arrestohet.

Menxyra Salih ka vrare me dhjetera individe ne kohe votimesh me ane te xhahileve te tij pergjat 3 dekadave. Bandat famekeqe te PD se ishin gangsteret me te medhenj dhe kriminelet e cdo rrethi.
Shikojani surratin, eshte binjaku i Radovan Karadzic.

Submitted by tironsi/gjermani (not verified) on

Z. Zaimi,

ju jeni mendoj une i ri ne moshe dhe shume gjera i parafytyroni si te drejta apo te verteta. Masazhi qe ju aplikua Rames me goditjen qe ju dha Berishes jane dy via te kithta e s`kane asgje te perbashket mes vedi.

Persa i perket te parit do te beje mire ta pyesje ate vete direkt (nese i ke bolet e medhaja). Ne rastin e dyte te rekomandoj te lexosh pressen Internacionale (nese mundesh) e aty do te shikosh humneren profesionale qe te ndan ty nga standarti i journalizmit euroatlantik.

Edhe nje here per ju dhe ata qe mendojne si ju: Mos perdhunoni fjalen e lire dhe te drejtat e njeriut ne shqiperi.

Submitted by redaksia on

Jam i ri une ne moshe? Falemnderit! 

Te pyes Ramen a e rrahen apo jo dhe kjo dashka trimeri? Po ai beri denoncim ne vete te pare! E dyta: Ja e pyesim ketu: Z. Rama, te rrahen ne ato vite dhe kush? 

Per me teper ne kemi bere thirrje per kete ceshtje dia kohe me pare: http://www.respublica.al/2016/09/23/sali-i-jep-nj%C3%AB-t%C3%AB-rrahur-k...

Se fundmi, moralin me gazetarine euroatlantike, sinqerisht mbaje per vete. Se syte ne balle i kemi. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kur sja kënduan Ramës atëhere siç duhej!!! Do kish qenë mirë, se nuk do përballeshim sot me këtë lloj autoritarizmi të egër dhe propagande të shpifur. I ri apo i vjetër, përmbaju argumentit. Një grusht është goditje. Ramën e thyen me leva. Ai djali që goditi dje, pa e ditur arsyen e vërtetë, u tregu trim se e kreu veprimin në mes të cubave vullnetarë të Saliut. Dhe jo se nuk ka arsye me e godit Berishën, se ka pa fund gjynahe...por për moshën që ka, mund të kishte vepruar ndryshe. Trim budalla. Berisha ishte për ta bo pistil në 1994, në referendum dhe 96 në zgjedhje. Po kush ta bënte këtë, PS-ja me ish kapterr-oficerët e saj???? Por sot është koha të lihet kjo mënjanë dhe të lëvizet drej tredhjes së Edit, se përndryshe do shkërdhejë përfundimisht çdo gjë, çdo sferë dhe çdo shpresë. Për ty o ithtar i Ramës, mos ha inat, por hap sytë, se po nuk u zgjove tani, mbete pa atdhe.
Gazetarit komplimente për thellësinë e mendimit dhe analizës në shkrimet e tij!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.