Sali, a i jep një të rrahur këtij kryeministri si dikur në ’90-ën?

Postuar në 23 Shtator, 2016 00:13

Sali! Të drejtohem me emër pse të zezat që i bëre këtij vendi nuk ma nxënë në gojë fjalën zotëri për ty. Përndryshe, për moshën që ke dhe si doktor do të të respektoja.

Nuk ma kishte marrë mendja kurrë në këtë botë se do të të drejtohesha ty me një lutje që nuk ka të bëjë me ndonjë hallin tim, por me një hall që po na zë të gjithëve. Llafin ta kam për ligjin e plehrave të botës që po na i poftis kryeministri, të cilin e kam votuar, njësoj si partinë që drejton.

Na gënjeu. Na genjeu paq të gjithëve o Sali dhe pa jangi ta kam që edhe ty ta hodhi. Fajin e kemi vetë, por edhe ti nuk je pa gjë. Se nuk le zullum e krim pa bërë. Por kjo e plehrave është e padëgjuar ndonjëherë. Gati gati po më ngjan se ky do dalë ndonjë ditë me ndonjë video ku do na tregojë kazan plehrash të rinj, e mbi të cilët do vërë etiketën “Rilindja Urbane”. S’di pse e besoj këtë gjë, por më fal, se po ndyj gojën, por ky bashkon budallallëkun me shejtanllëkun vetëm për të keqen tonë.

Nashti këto llafe t’i thashë që të kuptosh sesa i lënduar jam nga një gënjeshtar si ky. Ty të kam urryer se më je dukur përherë si malok që çdo gjë e bënje nga injoranca e jotja dhe e njerëzve të tu. Nga inati dhe urrejtja për ne jugorët. Por ja që nuk qenka tamam ashtu. Kështu më është dukur edhe kur edhe ata vagabondët me të cilët qeverisje në vitet e para rrahën paq Edin. M’u duk barbari e vërtetë; vetëm për dy shkrime thonja me vete, shkon edhe e rreh. Turp! Je president, ke qenë edhe doktor!

Ja këto thonja, por sot shoh me keqardhje veten kur dëgjoj këtë njeri që ti e rrahe dhe e hodhe në kosh plehrash të thotë se plehrat janë interesi  ynë, apo ca më keq, njësoj si ai banditi që kontrollon një copë territor t’u drejtua me fjalët: Sali, njerëzit e tu e kanë rrahur ata biznesmenin libanez. Me vrap mendja më shkoi te mendimi:  dhëntë Zoti, që po më rrahën për ndonjë gjë, të jenë njerëz të Kryeministrit, se ashtu mbase na bën derman policia. Pse po qenë të tutë o Sali, u pa puna do bëhem edhe unë një Viktimë Dixhitale të të lutem që të më mbyllësh muhabetin.  

Jemi me duar përpjetë e po rrotullohemi në vend. Karabush të tillë edhe ta porosisësh nuk e gjen. Pyeta vërdallë: mos ia ka zënë ky me hashash nga mëngjesi në darkë e nuk di ç’thotë! Gjysma e të keqes. Jo, më thonë. Nuk i bën asnjë efekt sallata atij.

Ndaj o Sali agai, i dhashë karar se e vetmja zgjidhje që t’i ulen puplat këtij pupagjeli pa bythë e të padin, është që të porosisësh edhe njëherë ata bandillët e ’90-ës t’i japin një të rrahur të shëndetshme këtij legeni. Ma beso o Sali. Do të ta dimë për nder. E qan ti atë punë. Bëj diçka të mbetesh në histori, të kujtohesh për një punë me mend. Asgjë s’ka për të ndodhur. Tri ditë e ka vlerën edhe ky. Si çdo lajm tjetër.

Ta dish, nuk të fal për asgjë. Kreminel je dhe të zeza ke bërë. Por me dorë në zemër ta them: Druri ka dalë nga Xheneti. Mos u kurse! Do të të rruajë bythën. Do të lëpihet siç e ka zakon!

Me respekt,  një Socialist me Teser të Kuqe!

Editoi: Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.