Tërhiqni akuzat për Assange! Publikimi nuk është krim!

Postuar në 05 Dhjetor, 2022 19:25

Disa media të njohura ndërkombëtare kanë kërkuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të tërheqë akuzat ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, nën argumentin se kjo po cenon lirinë e shtypit. Në një letër të bërë publike, media të tilla që ndihmuan Assange të publikonte materialet e veta, si “The Guardian”, “The New York Times”, “Le Monde”, “Der Spiegel” dhe “El País”, theksojnë nevojën e tërheqjes së akuzave me moton: Publikimi nuk është krim!

Më 11 prill 2019, Assange u arrestua në Londër bazuar mbi një urdhër arresti të lëshuar nga SHBA dhe është tashmë prej tre vjetësh në një burg të sigurisë së lartë në Britani që përdoret zakonisht për terroristët dhe anëtarë të grupeve të krimit të organizuar. Ai përballet me kërkesën për ekstradim në SHBA dhe një dënim prej 175 vjetësh ë një burg amerikan të sigurisë së lartë.

…Ne e pamë të nevojshme të kritikonim publikisht Assange për sjelljen e tij në vitin 2011 kur u publikuan kopje të paredaktuara të kabllogrameve dhe disa prej nesh janë të shqetësuar për hamendësimet se ai u përpoq të ndihmonte një ndërhyrje në kompjuterin e një baze të dhënash të klasifikuar. Por ne jemi sot bashkë për të shprehur shqetësimin e madh rreth persekutimit të vazhdueshëm të Assange për sigurimin dhe publikimin e materialeve të klasifikuara

shkruhet ndër të tjera në letër.

Duke vënë në dukje ndryshimin e qëndrimit nga administrata Trump dhe referimin nga Departamenti i Drejtësisë i një ligji të vjetër, Aktit për Spiunazhin të vitit 1917, i cili nuk është përdorur kurrë për të proceduar një publikues apo televizion, mediat në fjalë shtojnë se:

Kjo aktakuzë vendos një precedent të rrezikshëm dhe kërcënon të minojë amendamentin e parë të Amerikës si dhe liriën e shtypit. Sigurimi dhe zbulimi i materialeve sensitive kur është e nevojshme në interesin publik është pjesë bazë e punës së përditshme të gazetarëve. Nëse kjo punë kriminalizohet, diskursi ynë publik dhe demokracitë tona janë bërë në mënyrë të ndjeshme më të dobëta. 12 vjet pas publikimit të “Cablegate” është koha për qeverinë e SHBA t’i japë fund procedimit të Julian Assange për publikimin e sekreteve

përfundon letra.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.