Tre të dënuar me burgim të përjetshëm për rrëzimin e avionit MH17

Postuar në 17 Nëntor, 2022 18:55

Gjyaktësit hollandezë kanë dënuar tre persona për rolin e tyre në goditjen e avionit të Malaysia Airlines, MH17, i linjës Amsterdam-Kuala Lumpur në vitin 2014. Avioni u rrëzua mbi Ukrainë dhe si pasojë vdiqën 298 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Të dënuar për çështjen janë dy rusë dhe një ukrainas; të parët ish-oficerë të shërbimit të zbulimit rus, Igor Girkin, Sergey Dubinsky dhe i dyti, separatisti Leonid Kharchenko. Një tjetër ish-oficer i shërbimeve ruse, Oleg Pulatov, është shpallur i pafajshëm. Gjykata i ka dënuar me burgim të përjetshëm, nën arsyetimin e sjellë nga kreu i saj, Hendrik Steenhius:

Vetëm ndëshkimi më i ashpër përkon me kundërveprimin ndaj asaj çfarë kanë bërë të dyshuarit që ka shkaktuar kaq shumë vuajtje ndaj kaq shumë viktima dhe kaq shumë të afërm

Avioni u rrëzua më 17 korrik 2014 ndëkrohë që territori i Ukrainës ishte teatër luftimesh mes rusëve dhe ukrainasve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.