Gazi rus në Europë përmes Turqisë

Postuar në 19 Tetor, 2022 19:15

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se vendi i tij do të ndërtojë një nyje ndërkombëtare të furnizimit me gaz të Europës. Duke folur në Parlament, Erdogan ka vënë në dukje se gazi rus, aktualisht nën sanksione nga BE, do të mund të kalojë nga Turqia.

Në Europë tani po merren me çështjen sesi të ngrohen në dimrin që po vjen. Ne nuk e kemi një problem të tillë. Kemi rënë dakord me presidentin rus, Vladimir Putin, që të krijojmë një nyje në vendin tonë, përmes të cilit gazi natyror, siç thotë ai, të shkojë në Europë. Kështu Europa do të porosisë gazin nga Turqia

citohet ai.

Krijimi i nyjes që do të kërkojë investime shtesë për të transferuar gazin nga rrugët e tanishme, u propozuar më 13 tetor në Astana në bisedimet mes presidentëve rus dhe turq. Sipas Erdogan nyja duhet të krijohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe vendi më i përshtatshëm për të është Thraka, në pjesën europiane të Turqisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.