ExxonMobil lë Rusinë

Postuar në 18 Tetor, 2022 12:31

ExxonMobil ka njoftuar daljen nga tregu rus i energjisë pas dekreteve të Presidenti Vladimir Putin që urdhëronte shpronësimin e aseteve të kompanisë.

Negociatat me qeverinë ruse përfshinin shitjen e 4 miliardë dollarëve asete bashkë me investimin kryesore në Rusi, 30% të aksioneve të fushanë naftëmbajtëse Sakhalin – 1.

Zëdhënësit e kompanisë nuk kanë sqaruar nëse kanë marrë kompensim për daljen nga tregu ndërkohë që asetet e tyre I janë kaluar Rosneft.

ExxonMobil renditet në listën e kompanive si Total, Equinor, Shell dhe BP, të cilat janë detyruar të ndërpresin aktivitetet në Rusi për shkak të sanksioneve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.