Apel për një servilizëm të ri/E mësuam jetën e këtij, pse duhen përkthyer të gjitha intervistat e këtij?

Postuar në 25 Shtator, 2022 23:04

Edi Rama ka dhënë një intervistë. Të qind e disatën me gjasë. Në media nga më të ndryshmet. Në një radio britanike kësaj radhe. Dhe aty ai kënaq kureshtinë e audiencave të huaja që e shohin si një lloj king kongu, apo Tarzani që befas shkel në qytetërim. 

Marrëdhënia ime me babain. Ai ishte komunist, por edhe liberal. E dëgjoja, por e kundërshtoja. Isha basketbollist, kam qenë me azëm. Më tej demokracia, piktura, emigrimi dhe pushteti.

Në çdo intervistë e njëjta gjë, e njëjta përmbajtje dhe i njëjti mesazh: jeta është një mrekulli edhe në Shqipëri dhe thuajse si një Stiv Jobs në llojin e vet, z. Rama bashkon nëpër intervista “pikat – the dots” e sfidave të veta që ishin në fakt parathënia e suksesit që ka sot si drejtues i një rrangulle që shkëlqen në fasadë. Kuptohet, në këto “dots” mungojnë Koço Kokëdhima, Ilir Meta, apo Tom Doshi, se helbete edhe harron njeriu. 

Dakord. E morëm vesh. E morën vesh edhe të huajt. Por pse duhet vallë që çdo intervistë e këtij personi të na shërbehet në shqip nga të gjitha mediat që i bëjnë fresk? Po vallë kaq shumë është shtruar kurrizi i servilizmit saqë sa herë ky tregon për veten duhet ta kemi shqip? Vitet e vegjëlisë, të rinisë, mandej mes shqiptarëve të thjeshtë e kështu me radhë e njëjta neveritje me të njëjtën përmbajtje? Klikime, shikime, apo kush e di, gazetari e vërtetë? Çfarë e ysht një tru-tastierë të marrë e të hedhë banalitete të tilla përherë, e përherë, pa pushim? 

Jemi në vitin 2022, në fund. Të njëjtat media flasin përherë e më shumë për luftën botërore që po na afron nga Rusia, një zhvillim ky revolucionar edhe për ekosistemin. E megjithatë servilosjen e kanë po aq të vjetër, po aq klishe, po aq instinktive saqë duket do ta kenë amanet. Si ta shpjegosh ndryshe këtë qurre gazetareske?

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ndoshta ska lidhje me servilizmin.Ndoshta eshte mall qe ecen intervista e shalegjatit. Pse mos e shesin? Gazetaria eshte biznes si gjithe te tjeret. Eshte karizmatik Rama. Dhe ka perballe dy shpellare te pagdhendur. Ata i ka buke me djathe ai. As nuk i ka ne refene.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.