Jeta

Shenja të mundshme jete në Venus

Postuar në 14 Shtator, 2020 18:32

Shkencetarët kanë njoftuar zbulimin e një gazi të quajtur fosfinë në retë acide të Venusit. Ky është një tregues i mundshëm për praninë e mikrobeve, një supozim i mundshëm ky për praninë e jetës. Në të vërtetë ekipi i Universitetit të Kardifit në Uells kanë nxjerrë përfundime të tilla duke bërë analogji me atë që ndodh në Tokë. Në planetin tonë fosfina është konstatuar si produkt mikrobesh dhe që këtej hipoteza se në venus ka jetë organike.

Jeta erdhi nga jashtë Tokës? Zbulohen gjurmë sheqernash(karbohidrate të shpërbëshme) në dy meteorë

Postuar në 19 Nëntor, 2019 16:58

Një ekip ndërkombëtar kërkuesish ka verifikuar mbetje sheqernash në trupat metorikë. Sheqernat janë element themelorë për krijimin e jetës dhe gjetja në fjalë i jep zë idesë se bombardimi i dikurshëm i Tokës nga meteorët ka përcaktuar lindjen e jetës në të.

Lëndë organike në dy meteorë të rënë në Tokë në vitin 1998

Postuar në 14 Janar, 2018 14:48

Një tjetër provë për jetën organike jashtë planetit tonë, vjen nga dy meteoritë të rënë në Tokë më shumë se 20 vjet më pare, të quajtur Zag dhe Monahans.

I pari në vitin 1998 në Teksas dhe tjetri pak më vonë në Marok. Analizat e kryera mbi këto dy objekte të hapësirës sjellin në dritë prova dhe fakte të jetës organike dhe ujit jashtë planetit.  Një studim i publikuar më 10 janar të këtij viti në revistën “Science Advances” tregojnë për ekzistencën e përbëresve kimikë kompleksë si hidrokarbonate dhe aminoacide.

Shkencëtarët spiunojnë jetën sekrete të baktereve (Foto)

Postuar në 31 Tetor, 2017 21:20

Për shumë vite, shkencëtarët mendonin se bakteret nuk kishin struktura të brendshme dhe ishin thjesht "xhepa të enzimave".  Por hulumtuesit kanë zbuluar struktura misterioze, të tilla si këto ndarje bubblelike të quajtura vezikula që ndodhen ndërmjet membranës qelizore dhe murit qelizor të bakterit Halothiobacillus Neapolitanus

Suksesi i Mark Zukemberg

Postuar në 18 Korrik, 2017 17:06

Me një pasuri personale prej 63 miliardë dollarësh, 33 vjeçari Mark Zoukermberg konsiderohet një nga  pesë njerëzit më të pasur në botë duke vendosur emrin e tij në krah të miliarderëve të tjerë si Bill Gates dhe Jeff Bezos. Një video e shkurtër nga Business Insider pasqyron jetën e tij dhe madje edhe aspekte të panjohura deri tani.

Një video që ngre shqetësimin për ligjin e ri të sigurimeve: Kompanitë në fillim, pastaj jeta

Postuar në 07 Korrik, 2017 22:38

Jeta biologjike shtyhet me 580 milionë vjet në kohë. Origjina më e mundshme jo oqeani, por burimet e ngrohta në stere

Postuar në 10 Maj, 2017 15:06

Jeta vijon të befasojë shkencëtarët, hipotezat e të cilëve sfidohen nga zbulime të reja. Së fundmi në Australinë Perëndimore, në Pilbara, janë gjurmuar fosile të organizmave biologjikë që datojnë 3.48 miliardë vjet. Evidencat janë gjetur në depozitat e burimeve të ngrohta dhe e shtyjnë kështu pas kohën e nisjes së jetës me 580 milionë vjet dhe me gjasë zhvendosin edhe mjedisin fillestar të lindjes së saj. Deri më tani ideja kryesore ka qenë se jeta u zhvillua në oqeane e mandej u adaptua në stere.

Inteligjenca aliene? Me shumë gjasë, një entitet elektronik. Universi ynë, mund të mos jetë i vetmi...

Postuar në 04 Maj, 2017 13:13

Martin Rees, Profesor Emeritus i Kozmologjisë dhe Astrofizikës në universitetin e Kembrixh, jep një intervistë për “The Conversation” në të cilën jep disa përgjigje interesante për planetin tonë, kërkimin e jetës aliene, mundësitë e saj dhe raportin e njeriut me universin. Kërkimi i jetës është diçka e pandashme nga kuptimi që ne kemi përftuar për vetë ekzistencën tonë, por Rees thotë se jeta inteligjente, nën evoluim të vazhdueshëm duhet të mos asociohet detyrimisht me jetën organike.

Ridley Scott: Alienët ekzistojnë dhe një ditë do të vijnë për ne

Postuar në 30 Prill, 2017 01:11

Qeniet superiore, apo të famshmit inxhinierë që kërkohen me ngulm në filmin “Prometheus” do ta vizitojnë një ditë Tokën tonë. Ridely Scott, regjizori i famshëm i serialit “Alien” që kaq shumë ka ndikuar në botën e filmave sci fi, është një besimtar i një universi ku jeta inteligjente nuk është monopol i Tokës. Në një bisedim me “The Guardian”, regjizori thotë se alienët jo vetëm do të vijnë, por mirë është që të shmanget përballja me ta. Arsyeja? Janë më të zgjuar dhe do na fshijnë fare.

NASA flet për jetë në oqeanet e brendshme të hënës së Saturnit

Postuar në 14 Prill, 2017 20:25

Mund të duket si një djerrinë e ngrirë, por nën sipërfaqen e Enceladus, satelitit natyror të Saturnit jeta mund të jetë e lulëzuar. Shkencëtarët e NASA-s besojnë se kanë prova të reaksioneve kimike që ndodhin poshtë akullit, të cilat mund të kenë krijuar një mjedis të aftë për të mbështetur mikroorganizmat në detet e ngrohta nënsatelitore.

Pages

Subscribe to RSS - Jeta