Lëndë organike në dy meteorë të rënë në Tokë në vitin 1998

Postuar në 14 Janar, 2018 14:48

Një tjetër provë për jetën organike jashtë planetit tonë, vjen nga dy meteoritë të rënë në Tokë më shumë se 20 vjet më pare, të quajtur Zag dhe Monahans.

I pari në vitin 1998 në Teksas dhe tjetri pak më vonë në Marok. Analizat e kryera mbi këto dy objekte të hapësirës sjellin në dritë prova dhe fakte të jetës organike dhe ujit jashtë planetit.  Një studim i publikuar më 10 janar të këtij viti në revistën “Science Advances” tregojnë për ekzistencën e përbëresve kimikë kompleksë si hidrokarbonate dhe aminoacide.

“Është një një mizë në rrëshirë. Pavarësisht faktit se zbulimi nuk provon se ka jetë përtej Tokës, kapsulimi në meteor i një elementëve kimikë, mund të na tregojë për ruajtjen e insekteve prehistorikë…Kjo është hera e parë që ne gjejmë lëndë organike të bollshme, të asociuuar me ujin që është kyçe për origjinën e jetës dhe origjinën e përbërësve kompleksë organikë në hapësirë”, është shprehur autorja kryesore, Queenie Chan.

Sipas tij zbulimi çon në konkluzionin teorik se jeta mund të lindë kudo dhe në rastin konkret, lënda organike e gjetur në këto dy metorë, përkon deri diku me lëndën organike të identifikuar në metorët primitivë por me një kimi që mundëson më shumë oksigjenin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.