PS-ja konfirmon "kryeheroin" e mbetjeve si kandidat për një mandat të tretë në Tiranë

Postuar në 16 Shtator, 2022 10:22

 Dje në një studio televizive, një ndër zyrtarët kryesorë të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka njoftuar se Erion Veliaj mbetet kandidati kryesor për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Njoftimi vjen në kontekstin e një lufte të ndezur politike në vend që lë shumë gjëra të paqarta. Z. Gjiknuri e bëri njoftimin ndërkohë që Veliaj ka njoftuar se ndodhet në SHBA ku ka takuar Nancy Pelosi dhe Mitt Romney, pa sqaruar se cili ka qenë diskutimi dhe arsyeja e vizitës.

Siç e dimë, takime të tilla fotografike që nuk njoftohen as nga Pelosi e as nga Romney qëllon të jenë lobime për të fituar një imunitet publik përkundrejt akuzave që ndaj Veliajt tashmë janë akumuluar në sasi. Njoftimi i Gjiknurit është kështu një shenjë se PS-ja nuk i druhet një implikimi penal të Veliajt në aferën e inceneratorëve, çka paralajmëron situata jo të mira në vend.

Nga ana tjetër një mandat i tretë në Bashkinë e Tiranës është një shtim me kuotën zero në karrierën e Veliajt, pasi pas dy mandateve ku janë prodhuar më shumë fjalë në shkallë industriale, asgjë e re nuk vjen për qytetin.

Është për t’u shënuar se Veliaj mbahet kështu në distancë nga zhvillimet në qeveri dhe PS dhe një gjë e tillë nuk mund të merret si fitore, por si një mbrojtje e detyruar e një figure që është tashmë e diskredituar dhe nuk përfaqëson më asgjë të re. Ne nuk e dimë ende nëse njoftimi i Gjiknurit është bërë pa dijeninë e Veliajt duke bërë fakt kështu një vendim që përndryshe mund të shtyhej në kohë, ndërkohë që zbulimi i emrit e vendos opozitën në një pozitë të favorshme pasi i jep asak kohë për të menduar rivalin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.