Si e njoha Mbretëreshën Elisabeth

Postuar në 09 Shtator, 2022 09:50
Shaptilografisti

 

Mbretëresha Elisabeth II vdiq. Ligj absolut i jetës, më jodiskriminuesi dhe më i barabarti. Është ky që i jep kuptim intuitës filestare për një metafizikë. Madje sikur të mos vdiste, nuk do të ishte ajo që pranon një pjesë e botës se është. 

Problemi i të vdekurve është se detyron të gjallët që të flasin për ta, në një ritual të përjetshëm që nuk dihet pse vazhdon. Pasi në fakt të gjallët flasin për veten. 

Fisnikëria e vërtetë lidhet me gjestet dhe heshtja është një gjest. Fjala jo. Ne duhet të presim që edhe në Shqipëri të lexojmë e dëgjojmë shumë për mbretëreshën, sepse thellë - thellë, banditët që bëhen pari, veprojnë me parime monarku. Ndaj edhe nuk njohin model tjetër. 

Do lexojmë se kush ishte, dinastia, origjina, martesa, planet kundër Lady Diana e kështu me radhë. Deri këtu jemi në rregull. Puna është se protokolli mbretëror e parashikon ceremoninë zyrtare në Buckingham Palace në ditën e 10 dhe kjo të trishton. Pasi ndonëse kopshtin zoologjik e kemi falas, nuk shtyhet. 

Është e pamundur që të mos jetë një shqiptar që të dalë e të shkruajë sesi “Si e njoha unë Mbretëreshën Elisabeth”, në një shkrim ku “njohja” kësaj radhe duhet të miksojë ndonjë fakt banal me imagjinatë të rrallë. Pasi si mund ta njohësh mbretëreshën e Anglisë? Një kushëri rrobaqepës, një komshi që çon penjtë e kostumeve te rrobaqepësi i Elisabeth e që i ka treguar këtij/kësaj shqiptarit/shqiptares që ka prekur mëngën e xhaketës dhe ja këtu një hollësi sendore shndërrohet në element spiritualist në jetë? 

Ndoshta një paradë në Londër dhe “unë ia bëra me dorë, ajo qeshi”? Ndoshta. Njohje është edhe kjo. Në metro ne mund të kemi ndeshur presidentë dhe kryeministra të ardhshëm, i njohim ata kaq mirë dhe i injorojmë. Padija është nëna e arrogancës! 

Po ata që do marrin pjesë në ceremoni! O zot, i ra radha Edi Ramës të dalë aty. Të kesh dy, një ta çash, e një ta mbash! Me familjen madje! Vdekje! Po veli i zi? Hahaha. Plasni, aty! Se edhe do duket ngaqw wshtw i gjatw, rast kur tw qenit zdap aktualizohet si virtyt. 

E mbani mend teatrin e elitës sonë pRost-komuniste me vizitën e Papa Bergolios? Po pse nuk vdiq në Shqipëri Elisabeth, do kishin mësyrë të gjithë. Marrëzia e vanitozëve të krimbur në lekë dhe hiçin e tyre shpirtëror të çon ku s’ta pret mendja. 

Çdo vend ka belulët e vet, ne kemi dy, Edi Ramën që do lëvizë gur e mur, ore mundet edhe të marrë ndonjë shkrim të gazetës “55” të Fahri Balliut më 2003 e ta paraqesë si fatvanë e Berishës kundër tij, bash si Salamn Rruzhdi. Jo për vargje satanike, por për refleksione demokratike. Po pse Bajram Begaj do shkojë aty?!

Por kemi edhe Blendi Fevziun që edhe nëse nuk e ka takuar mbretëreshën, kjo ka ndodhur se ai nuk ka patur kohë. Pra, një pjesëmarrje dhe një emision do mjaftonin. 

Nëse janë këta të dy, shumë mirë, por kur ne pamë se një ndër cilësitë e panjohura të Gorbaçhovit ishte se ai ishte një rus me shumë shokë shqiptarë, nuk k apse të çuditemi që Mbretëreshës t’i zbulohen çhate private me shqiptarë të futur. 

Mund të vazhdohej pa ndalim me shëmtinë që kemi mes nesh e na ka rrethuar si mure Surreli për të na lënë dritare vetëm qiellin lart. Por në fakt kjo lapërdhi ka brenda një shprehje shumë të madhe mosrespekti për çdo gjë. 

Ka pas qenë një zakon që gazetat bënin obituare edhe për njerëz jo shumë të njohur, ka pas qenë një praktikë që shkruhej diçka në kujtim të veprës apo edhe kritikë. Por nuk mund të jetë respekt rrëfimi i njohjeve personale sepse ato janë një gjë shumë private. E pikërisht pse nuk ka të tilla na duhet të na çahet bytha me injorantë që llastojnë veten se kanë bërë gjëra të mëdha në jetën e tyre të cilat edhe bota duhet t’i dijë. 

Një ish-diplomat shqiptar tregon një histori sipas së cilës një kolegu i tij, njeri i letrave dhe njohës i gjuhëve të vdekura klasike, pikërisht për shkak të këtyre cilësive arriti të merrte audiencë private me përfaqësues të kurorës së një vendi shumë të rëndësishëm perëndimor. Titullarin e atij misioni nuk e denjonte kush në këto nivele sepse edhe ndoshta po bënte edhe shqipen të vdekur ndaj kjo anomali që për gungën trunore shqiptare nuk perceptohet u zgjidh me formulën klasike, por që nuk vdes në këto anë: titullari rrahu vartësin që iku. 

Tani për moszbulimin e kësaj ngjarjeje nuk e ka fajin as Gledis Nano dhe as Mehmet Rrumbullaku sepse ajo ka vite që ka ndodhur, por ka meritën fisnike ai Zotëria që nuk flet. 

A është e vërtetë kjo gjë? Ku ta dish, me gjasë po. Por si sajim po të jetë është i vërtetë sepse na shkon hosh. Këtu do veçuar heshtja e dikujt të cilit fati i bëri një farë vendi, pse ai i bëri vendin vetes. Në fund të fundit fatkeqësia e vërtetë është se zëri publik po përmbytet nga të parët ndërkohë që duhet të ishin të dytët të flisnin jo për takime e shtrëngime, por për atë që dinë. Kështu do e mbyllin edhe këta reportazhistët e jetës së vet. 

Comments

Submitted by Krist (not verified) on

Shume filozofi praktike,pra reale.Respekte!

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

Me kujton momentin kur Tom Sojer ne roman iken me Hak Finin dhe kur te gjithe si shenje solidariteti jepnin pershtypjet e tyre te shkolla se sa djale i mire kishte qene, nje vogelush ngrihet e thote " Mua me ka rrrahur nje here Tomi".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.