Një gjest publicitar dhe një prognozë politike për një ngjarje që kërkon raport nga AKSHI

Postuar në 07 Shtator, 2022 12:29

Në një deklaratë për shtyp - titruar anglisht- sot kryeministri Edi Rama njoftoi se ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Shkak: identifikimi i Iranit si sponsorizues i sulmit kibernetik të 15 shtatorit 2022. Ndër të tjera z. Rama tha: 

Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim

1.    Në konferencën për shtyp të drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit u deklarua se për sulmin do të ketë një raport të hollësishëm. Ky raport nuk është bërë ende publik, ndaj edhe deklarimet e kryeministri për “synimet e sulmit” janë të pabesueshme dhe shumë të dyshimta. 
2.    Krahasimisht me synimet siç paraqiten ato në këtë deklarim, dëmet nuk janë të vogla. Nëse besojmë z. Rama agresori ka përmbushur 2/3-at e objektivave të veta. 
3.    Përkufizimi si synim i sulmit i “shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale” është i paqëndrueshëm përderisa në fakt sulmuesit arritën të marrin të dhënat që donin, të ilustronin fshirjen e të dhënave dhe në kushtet e tanishme të ekspozojnë llojin e infrastrukturës që kemi. 

Pretendimi i z. Rama se ka zmbrapsur një sulm të jashtëzakonshëm është një mënyrë karakteriale e tij për autoreklamë diversive, në kushtet e një situate të ndezur politike në vend. Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me një vend me të cilin asnjëherë nuk patëm proporcionalitet, është në fakt një gjest publicitar pa efekt. Për sa kohë që vetë Irani nuk ka ndërprerë marrëdhëniet me Shqipërinë kur ajo strehoi një opozitë që kërkon përmbysje me dhunë të regjimit në Teheran, kjo tregon se në fakt marrëdhëniet kanë qenë në pikën zero. 

Është pafytyrësia e një vendi të vogël, serv dhe pa dinjitet të kërkojë të hyjë në tituj medias të huaja me kësi marifetesh të një dandy, sepse Irani ka patur i pari të gjitha arsyet të ndërpresë marrëdhëniet.

E megjithatë, ky nuk është lajm për shqiptarët. Lajm janë inceneratorët, pasuria e z. Rama, e Taulant Ballës, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetajt, Engjëll Agaçit, Erioj Veliajt që kanë kalur çdo gjë. 

Iranin ndërkohë duhet ta falenderojmë se ekspozoi se çfarë sistemi kishim pavarësisht qindra milionave të hedhura. Tri ditë ikin shpejt dhe inceneratorët që po grijnë miliona janë aty. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.