Tiranë/Rrugën do ta rregullojmë kur të mbarojë ai pallati që po ndërtohet!!!

Postuar në 20 Gusht, 2022 14:25

Një kronikë e djeshme në MCN Tv jep të kuptojë se cila është metoda e punëve nga Bashkia e Tiranës. Pak ditë më parë në rrugën “Tefta Tashko” që lidh Pazarin e Ri me rrugën “Bardhyl”, pra në qendër të kryeqytetit nisën punimet për kanalizimet e ujërave të zeza.

Pas punimeve, u hodhën ca lopata zhavorr dhe rruga mbeti mysybet me pluhur dhe gropa. Pse nuk përfundohen punimet është pyetja? E prishe rrugën, rregulloje!

Përgjigjet janë disa. Një banor thotë se pasi kishte telefonuar në Bashki e kishin tallur, një tjetër se shpreson që rruga të rregullohet, kurse dikush dha ndoshta arsyen e vërtetë : në Bashki i kishin thënë se pa mbaruar «ai pallati aty, nuk rregullohet sepse prishet prapë».

Pra një lagje e tërë u vu në dispozicion të një pallati që po ndërtohet, për të cilin mesa duket u shtruan edhe tubacionet e reja të ujërave të zeza.

Pallati është ende në fazë fillestare dhe do I dojë nja dy vjet, kështu që ata që jetojnë aty, «në piacë të Tironës » siç shprehet dikush, të presin aq sa duhet për «Tiranën që duam». E ça t’bo vajgurorsi i hyp maj fikut !

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.