Pretendimi i SHBA: Irani tentoi të vriste John Bolton si hakmarrje ndaj vrasjes së Soleimanit

Postuar në 11 Gusht, 2022 15:53

Departamenti amerikan i Drejtësisë  pretendon se ka zbuluar një komplot të Iranit për të vrarë ish-këshilltarin e Presidentit Donald Trump për Sigurinë, John Bolton. Sipas departamentit një 45 vjeçar Iranian i quajtur Shahram Porsafi, i njohur edhe si Mehdi Rezayi, ka ofruar 300 mijë dollarë për vrasjen e Bolton. Sipas të njëjtit pretendim, vrasja ishte konceptuar si hakmarrje ndaj vrasjes me urdhër të Turmp të ish-kreut të Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani.

Kjo nuk është hera e parë që ne zbulojmë komplote iraniane për kryerjen e hakmarrjes kundër individëve në territorin amerikan dhe ne do të punojmë pa u lodhur për të ekspozuar dhe asgjësuar çdo njërën prej këtyre përpjekjeve

është shprehur lidhur me këtë pretendim, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, Mathew Olsen.

Vrasja supozohet është tentuar të organizohet në tetor 2021 kur Poursafi kontaktoi online një person të paidentifikuar në SHBA, duke pretenduar fillimisht se donte fotografi të Bolton.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.