Një dekoratë e fundit dhe sekrete

Postuar në 07 Korrik, 2022 23:12

“Të Kripura” mëson se presidenti aktual, Ilir Meta, ka rezervuar dekoratën e fundit të mandatit të tij për kryeministrin Edi Rama. 

Vizita e fundit në Turqi e z. Meta ishte pikërisht në këtë kontekst: marrja e sigurimeve nga Ankaraja zyrtare për kreun e shtetit, që i ka shumë të paktë miqtë ndërkombëtarë. Pas dekretimit rrufe të Begajt, mësohet se qëndron premtimi për të mos cenuar raportet me Turqinë, tashmë që ka një fije shprese se opozita mund të kthehet në forcë për pushtet. 

Për të dhënë shenjën e një besimi të mirë raportohet se Meta do të akordojë dekoratën 
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: 

Për kontribute të veçanta në forcimin e marrëdhënieve me Turqinë, partner i pazëvendësueshëm strategjik për Shqipërinë. 

Mësohet se kryeministri Rama nuk e ka pritur mirë këtë lëvizje dhe e ka lexuar atë si një shitje nga Ankaraja, pasi është e qartë se nuk ka nevojë për një dekoratë si kjo për të vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Por refuzimi i dekoratës mund të tingëllonte keq në Turqi, ndaj mjet i kompromisit është gjetur mbajtja e fshehtë e dekretit. 

Kjo është hera e dytë që z. Rama detyrohet të fshehë dekorimin pas vitit 2015 kur u dekorua nga Kisha Orthodhokse në Jeruzalem. 

Po kështu mësohet se z. Meta ka lobuar që të japë një dekoratë edhe për forcimin e marrëdhënieve me Serbinë, por refuzimi ka qenë kategorik si në Beograd ashtu edhe në Tiranë, ku për këtë çështje presin kandidim për Nobelin e Paqes. Dhe në këtë rast një dekoratë shtetërore mund të kompromentonte qasjen e Akademisë suedeze. 

Shaptilografisti

Comments

Submitted by Spartak Bega (not verified) on

Ti rikthehet Butrintit Status i Zonen se mbrojtur kstegorija B. Te behen nderhyrje por jo per turizem. Te jete pike historike Nacjonale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.