Sulm i përgjithshëm në veriun e Kosovës më 1 tetor

Postuar në 30 Qershor, 2022 11:18

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka paralajmëruar atëq që e qaujti “Stuhia e Re”  në referencë të operacionit kroat të vitit 1995. Kësaj radhe sipas tij, goditja do të jepet në veriun e Kosovës më 1 tetor të këtij viti përmes metodave represive.

Ata kanë marrë dy vendime në institucionet e tyre të përkohshme. Një është ndalimi i hyrjes në provincë me karta identiteti dhe tjetri është një vendim me të vetmin synim dëbimin e serbëve nga veriu duke krijuar një Stuhi të re që përgatitet prej vitesh për të detyruar serbët të pranojnë patentat e tyre…Nëse nuk pranojnë do të konfiskojnë patentat dhe automjetet e tyre

ka thënë Vuçiç.

Sipas tij komuniteti ndërkombëtar ka dorëzuar kërkesa të reja për Kosovën në Serbi përmes të dërguarit të vet Miroslav Lajçak. Sipas tij këto kërkesa kanë ndryshuar tërësisht situatën në Ballkanin Perëndimor duke vënë në diskutim arritjet e deritanishme.

Ne jemi përherë gati për dialog ndërkohë që disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm ëpr bisede substanciale dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore. Ata kanë mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Qunit-it.

ka shtuar Vuçiç.

Më tej ai ka shprehur disa konsiderata perasonale për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin duket se ndan një antipati edhe personale ndoshta për shkak të refuzimit të këtij të fundit për të njohur kompromisin si instrument politik.

Kurti ëndërron se është Zelenski i ri, ndonjëherë ai ëndërron se është Hegel. Nuk jam i interesuar në nonsesnin e tij. Nuk më shqetëson ai, por ata që e shtyjnë atë në çdo gjë. Mesazhi im u adresohet atyre. Ai nuk ka rëndësi këtu në çdo lloj kuptimi…Ata po përpiqen t’I japin fund problemit të Kosovës, në mënyrë që Putin të mos u japë atyre pesë republika të Kosovës në Ukrainë…

ka deklaruar Vuçiç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.