Ne do blejmë satelitë, por nuk ia dalim të mbajmë 4 helikopterë

Postuar në 30 Qershor, 2022 18:23

Greqia ka njoftuar kërkesën për blerjen e 20 avionëve F-35 nga SHBA. Kostoja e një avioni shkon 80 milionë dollarë dhe nëse kërkesa miratohet, i jep Greqisë një flotë ajrore të rionovuar pas porositjes së 24 avionëve të tjerë Dassault, kontratë me vlerë 2.5 miliardë euro. Greqia është ndër vendet me modernizimin më të shpejtë të armatimit të vet dhe në rajon konkurohet për nga ritmi vetëm nga Serbia.

Në këtë kuadër rajonal është groteske pozita e Shqipërisë, e cila sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi nuk ka takat të mbajë 4 helikopterë “Cougar” që janë blerë 76 milionë dollarë, promovon veten si fuqi me një bazë depozitash karburanti në Kuçovë, flet për satelitë në hapësirë, blerje dronësh nga Turqia, por në misionet ndërkombëtare, paratë ia paguan dynjaja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.