Putin: Kievit iu kërkua tërheqja e trupave nga Donbasi. Sanksionet? Gjysma e botës nuk i miraton

Postuar në 17 Mars, 2022 13:51

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar gjatë një takimi të zhvilluar për mbështetjen socio-ekonomike të rajoneve të Rusisë, se përpara nisjes së konfliktit në Ukrainë, Kievit zyrtar iu kërkua që të tërhiqte trupat nga Donbasi për të shmangur gjakderdhjen.

Sa i përket veprimeve operacionieve taktike të luftimeve të zhvilluara nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe Shtabi ynë i Përgjithshëm, ato janë tërësisht të justifikuara. Po e them për herë të parë këtë; në fillim të operacionit në Donbas autoriteteve të Kievit iu kërkua përmes kanaleve të ndryshme që të mos angazhoheshin në operacione luftimi por thjesht të tërhiqte trupat nga Donbasi. Nuk donin. U takonte atyre të vendosnin

është shprehur Putin.

Sipas tij në vitet e fundit si pasojë e goditjeve ushtarake ukrainase janë vrarë 14 000 njerëz, përfshirë fëmijë. Presidenti rus është përpjekur të justifikojë zgjerimin e operacioneve ushtarake përtej Donbasit, duke argumentuar se kufizimi i objektivit ushtarak në një zonë si kjo do të legjitimonte ndërhyrjen e NATO-s në Ukrainë duke krijuar një linjë të re. Putin ka prekur edhe çështjen e sanksioneve të Perëndimit duke lënë të kuptohet se tanimë bota është e ndarë jo në blloqe, por në shpejtësi të ndryshme zhvillimi.

Obsesioni me sanksionet e SHBA-ve dhe mbështetësve të tyre nuk ndahet nga vendet ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë së botës. Këto vende kanë rritjen më të madhe ekonomike dhe janë pjesa më premtuese e ekonomisë globale. Rusia është mes tyre

është shprehur Putin duke lënë të kuptohet se kontrolli i botës nga Perëndimi do të kontestohet në mënyrë të gjithanshme. Edhe sepse modeli i tanishëm reflekton një raport që nuk përligjet më.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.