Ish-kryeministri ukrainas: Tetë vjet diplomaci franko-gjermane rezultuan dështim total

Postuar në 15 Mars, 2022 09:54

Ish-kryeministri ukrainas Volodymyr Groysman i kujton diplomacisë europiane dështimin në negociatat me Moskën.

Parisi dhe Berlini duhet të pranojnë se tetë vitet e diplomacisë, që ata kanë zhvilluar me Moskën, çuan vetëm në përshkallëzim dhe përfundimisht në luftën aktuale”, thotë ai në një intervistë për Euractive.

Groysman ka mbajtur detyrën e kryeministrit midis 2016 dhe 2019 dhe për pak kohë edhe nën Presidentin aktual Volodymyr Zelenskyy.

Lidhur me negociatat aktuale, ai thotë se kushtet e vendosura në tryezë nga pala ruse në katër raundet e fundit të bisedimeve të paqes do të ishin fundi i Ukrainës si shtet sovran.

Bisedime të mëtejshme midis negociatorëve ukrainas dhe rusë për të lehtësuar krizën priten sot pasi diskutimet e të hënës përfunduan pa asnjë përparim të ri të shpallur.

Si Parisi, ashtu edhe Berlini, gjatë javëve të fundit kanë argumentuar për nevojën për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit me Moskën.

Pas përpjekjeve të fundit diplomatike, Putin nuk tregoi gatishmëri për t’u tërhequr nga Ukraina gjatë një telefonate të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Unë kam një pyetje të drejtpërdrejtë për Macron dhe Scholz: Sa herë keni qenë apo keni folur me Moskën? Çfarë keni arritur?”, pyet Groysman.

Ata thjesht vazhdojnë të thonë se po kërkojnë një zgjidhje paqësore dhe se janë thellësisht të shqetësuar për veprimet e Rusisë – deklarata pa dhëmbë që nuk funksionojnë më”, tha ai.

Marrëveshja e Minskut II, e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania dhe që synonte t'i jepte fund luftës së mëparshme në Ukrainën lindore, u pa gjerësisht nga pala ukrainase si një tradhti e interesave të tyre kombëtare dhe nuk u zbatua kurrë plotësisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.