Dera e BE-së nuk hapet për Ukrainën

Postuar në 11 Mars, 2022 08:51

Pas disa orësh debati, udhëheqësit e BE-së u thanë jo pritshmërive të Ukrainës për të shpejtë në Union. Agresioni ushtarak rus në Ukrainë u pasua me mbështetje të madhe ndaj kësaj të fundit, por liderët e BE-së u kujdesën që t’ia ulnin shpresat Kievit edhe përpara samitit të së enjtes.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, ata  "pranojnë aspiratat evropiane dhe zgjedhjen evropiane të Ukrainës", duke thënë se aplikimi për anëtarësim i vendit ishte transmetuar "me shpejtësi" në Komisionin Evropian për të dhënë një vlerësim.

Më herët, Komisioni Evropian është ngarkuar të përgatisë një opinion, të ashtuquajturin "avis", në lidhje me gatishmërinë e vendit për të hapur negociatat.

Megjithatë, pavarësisht refuzimit të një procesi të shpejtë, udhëheqësit e BE-së u zotuan ta afrojnë Ukrainën politikisht me BE-në.

Në pritje të kësaj dhe pa vonesë, ne do të forcojmë më tej lidhjet tona dhe do të thellojmë partneritetin tonë për të mbështetur Ukrainën në ndjekjen e rrugës së saj evropiane. Ukraina i përket familjes sonë evropiane”, thuhet në deklaratën të cilës i referohet Euractive.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili gjatë viteve të fundit ka qenë shumë ngurrues për zgjerimin e bllokut, foli pak ditë më parë për "nevojën për t'i dërguar një sinjal të fortë në këtë kohë Ukrainës dhe ukrainasve", por "duke qenë vigjilentë".

A mund të hapim një procedurë anëtarësimi sot me një vend në luftë? Unë nuk mendoj kështu. A duhet të mbyllim derën dhe të themi kurrë? Kjo do të ishte e padrejtë. A mund të harrojmë ekuilibrin e rajonit? Duhet të jemi të kujdesshëm”, u ka thënë ai gazetarëve përpara samitit.

Holanda ishte një nga kundërshtaret më të forta të pranimit të Ukrainës në BE.

Dua të fokusohem në atë që mund të bëjmë për Volodymyr Zelenskyy sonte, nesër. Pranimi i Ukrainës në BE është diçka për një afat të gjatë, nëse ndodh”, tha kryeministri Mark Rutte.

"Askush nuk ka hyrë në BE brenda natës", tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, vendi i të cilit ka qenë i fundit që i është bashkuar bllokut në 2013.

Përtej debatit të anëtarësimit, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel theksoi një propozim për të ofruar një ndihmë shtesë prej 500 milionë eurosh përmes Fondit Evropian të Paqes të BE-së (EPF), i cili po përdoret për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Udhëheqësit e BE-së u zotuan gjithashtu më shumë mbështetje për Kievin, duke përfshirë premtimin për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

Krerët e BE-së vunë në dukje se i kanë kërkuar Komisionit Evropian të lëshojë një opinion mbi aplikimet për anëtarësim nga Moldavia dhe Gjeorgjia, dy aplikantët e tjerë të fundit pranë Ukrainës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.