Rusia: Katër kushte për fundin e luftës në Ukrainë

Postuar në 07 Mars, 2022 16:31

Rusia ka deklaruar se lufta në Ukrainë do të përfundojë kur kjo e fundit do të përmbushë katër kushte. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Kievi duhe të ndalojë çdo veprim ushtarak, të shpallë neutralitetin me Kushtetutë, të njohë Krimenë si territor rus dhe ët njohë republikat separatise të Donetskut dhe Luhanskut. Peskov i tha agjencisë “Reuters” se Ukraina është në dijeni të kërkesave të bëra.

Ne po e përmbushim realisht demilitarizimin e Ukrainës. Por gjëja kryesore është që Ukraina të ndalojë veprimet ushtarake. Ata duhet të ndalin aksionin e tyre ushtarak dhe më pas askush nuk do të hedhë asnjë të shtënë…Ukraina është një shtet i pavarur dhe do të jetojë si të dojë, por nën kushtet e neutralitetit

ka thënë Peskov.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.