Irani kthen mbrapsht vaksinat e dhuruara nga Polonia: Janë prodhuar në SHBA

Postuar në 22 Shkurt, 2022 08:57

Irani ka kthyer mbrapsht 820 000 doza vaksine të koronavirusit të dhuruara nga Polonia. Arsyeja e kthimit lidhte me vendin ku ato janë prodhuar: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

TV shtetëror në Iran citoi Mohammad Hashemin, zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë, sipas të cilit rreth 1 milion dozat e dhuruara nga Polonia janë të markës AstraZeneca.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, në vitin 2020 hodhi poshtë çdo mundësi të hyrjes së vaksinave amerikane ose britanike në vend, duke i quajtur ato "të ndaluara".

Irani tani importon vetëm vaksina perëndimore që nuk prodhohen në SHBA apo Britani.

Me më shumë se 135 000 vdekje në total nga Covid-19, sipas shifrave zyrtare, Irani ka numrin më të lartë të vdekjeve për një vend në Lindjen e Mesme.

Autoritetet thonë se kanë vaksinuar rreth 90 për qind të popullsisë mbi moshën 18 vjeç me dy vaksina, megjithëse vetëm 37 për qind e atij grupi ka bërë një vaksinë të tretë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.