“EMAAR” u tërhoq nga Porti i Durrësit, Muka: Nuk iu aprovua kredia nga Banka Islamike

Postuar në 14 Shkurt, 2022 22:23

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Ardian Muka, thotë se grupi EMAAR, i cili do të investonte në portin e Durrësit, është tërhequr nga projekti pasi kredia e kërkuar në Bankën Islamike nuk i është aprovuar.

Sipas Mukës, i cili foli për MCN TV, presidenti Alabar ka krijuar një kompani tjetër, që nuk ka lidhje me grupin dhe ka bashkëpunuar me dy kompani të tjera offshore duke krijuar kompaninë "Symphony", e cila ka shprehur interes pranë Agjencisë Shqiptarë të Investimeve Strategjike për të investuar në portin e Durrësit. Ndërkohë deri më tani nuk dihet se kush janë pronarët e dy kompanive offshore, që sipas Mukës e kanë detyrim ligjor që të deklarojnë pronarët.

Grupi EMAAR nuk është më pjesë e projektit. Mesa di unë ata kanë aplikuar për një kredi në Fondin Islamik që nuk është aprovuar dhe grupi EMAAR është tërhequr nga investimi. Presidenti Alabar ka krijuar një kompani tjetër që nuk ka lidhje me grupin mëmë dhe bashkë me dy flluska të regjistruara në kompani ofshore kanë krijuar kompaninë Symphony që kanë aplikuar për ndërtimin e portit. Ka një detyrim ligjor që kompanitë ofshore të deklarojnë pronarin e tyre, por mesa di unë nuk kanë deklaruar.

Dy kompanitë ofshore që janë në bashkëpunim me Symphony, kush mund të merrte pa asnjë lek portin e Durrësit?

Në një intervistë ju keni parë zonjën Duma që tha “pse ta bëjë vetëm Rama, ca jemi ne?”.

Ne themi të bëhet por t'u ngelet qytetarëve, të jetë pronë publike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.