Lufta në Afganistan ishte një gabim, Paqja amerikane po rezulton në një Krim kundër Njerëzimit

Postuar në 07 Shkurt, 2022 00:13

Larry Elliot shkruante sot në “The Guardian” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kryejnë kundër Afganistanit një luftë ekonomike që shkon në kufijtë e krimit kundër Njerëzimit. Dhe cinizmi i një vendi të fuqishëm, Pishtar i Lirisë siç na e kanë përshkruar, sipas autorit arrin kulmin, sepse kjo politikë pason atë që ai e quan poshtërim ushtarak të SHBA në Afganistan.

Përgjigja e presidentit Joe Biden ndaj poshtërimit ushtarak që Talibani i shkaktori Amerikës ka qenë një politikën e tokës së djegur e porjektuar të shkaktojë dëmin maksimal ekonomik ndaj atij që ishte tashmë një ndër vendet më të varfra në botë

shkruan Elliot.

Në një shfaqje të hapur paradoksi, SHBA që financon organizata me synim ndihmën e të tjerëve, po kalon në politika që kufizojnë edhe të drejtën e jetës mbi këtë tokë. Shifrat janë kokforte:

Çmimet e mallrave ushqimore janë ngritur me 40%. Më shumë se gjysma e popullsisë është në nevojë për ndihmë humanitare dhe shkalla e varfërisë shkon te 90%...UNICEF vlerëson se më shumë se 1 milionë fëmijë afganë janë në rrezik të vdesin nga kequshqyerja apo sëmundje të lidhura me urinë.

Më tej akoma, autori shkruan se:

njerëzit janë aq të dëshpëruar saqë po shesin vajzat e tyre për martesë dhe po shesin organet për para

Kjo është një copëz nga panorama e Paqes Amerikane, e një vendi që nis luftë kundër një regjimi që e cilëson diktatorial për të çliruar popullin prej tij dhe zhvillon paqen luftarake kundër të njëjtit regjim ndaj të cilit humbi duke ndëshkuar me uri mbarë popullsinë. Kështu vjen edhe demokracia, duke kuptuar përmes stomakut bosh se kush është më i forti, ndaj të cilit duhet të bindesh. Nuk është hera e parë që SHBA bën këtë që po shohim në Afganistan. Irani i pas-1979-ës i pa të gjitha, edhe të qenit viktimë e armëve kimike të Sadam Huseinit, sanksionet që vazhdojnë, vetëm e vetëm sepse SHBA nuk bashkëjeton dot me idenë e një bote që sheh punën e vet dhe jo Atë.

Çfarë është kriminale dhe vërtet asgjësuese është fakti se Ideja në fjalë, pra paaftësia e Amerikës për të qenë neutrale të paktën me mënyrat e jetesës në botën tonë, nuk rrjedh më dhe aq nga një vizion humanist, nga një idealizëm naiv, por nga nevoja Biznesi. Lufta është biznes për atë vend që nuk ka ku të fshihet më, as pas historisë së vetë të lirisë që ishte me të vërtetë një ëndërr e bukur për mbarë botën. Dhe atë ëndërr, apo besim naiv po të duam, nuk e korruptoi askush tjetër veç amerikanëve. Që nuk kanë më asnjë kredi të bëjnë moral për të drejtat.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.