Erdogan e kushtëzon bashkëpunimin me goditjen e FETO-s në Shqipëri

Postuar në 17 Janar, 2022 19:06

Gjatë fjalimit në Parlamentin shqiptar, presidenti Erdogan ishte i drejtpërdrejtë në lidhje me atë që pret në këmbim për investimet turke në Shqipëri. Erdogan u ndal në mënyrë të veçantë te dy projektet madhore të vitit të fundit në Shqipëri: spitali i Fierit dhe 522 banesat e ndërtuara në Laç për familjet që mbetën pa strehë nga tërmeti i 2019-s.  Por shtoi se edhe shqiptarët duhet ta kenë parasysh se çfarë kërkon Turqia.  

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që kemi shumë shpejt edhe vaksinën Turkovax jemi në dispozicion ta ofrojmë. Paralel me këtë vjet ndërtuam në kohë rekord spitalin e Fierit dhe sot inauguruam banesat në Laç. Shpresoj që këto që ne kemi bërë i kanë mbyllur sadopak plagët e shqiptarëve. Edhe shqiptarët do të kenë parasysh ndjeshmërinë e Turqisë. Më lini të kujtoj organizatën “FETO”, të cilës i kushtojmë shumë vëmendje dhe autorët janë në Shqipëri. Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton ta thotë të vërtetën sado e hidhur të jetë. Ashtu si në Shqipëri institucionet e lidhura me Feton janë të fshehura dhe nuk duhet të keni dyshimin se së shpejti do i zbulojnë fytyrat e tyre. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese dhe tradhtare, aq më e sigurt do të jetë e ardhmja juaj. Ne konsiderojmë si detyrë të shprehemi kudo që shkojmë, t’ua tregojmë vëllezërve tanë të mos kenë fatin tonë. Presim që Shqipëria të marrë masa kundër FETO-s dhe të mos lërë që marrëdhëniet tona të errësohen. Dua të përshëndes me dashuri të gjithë popullin shqiptar, deputetë dhe shpresoj që miqësia dhe vëllazëria mes nesh të vazhdojë deri në përjetësi.

Turqia e ka shpallur organizatë terroriste FETO-n dhe u ka kërkuar herë pas here Shqipërisë dhe Kosovës arrestimin dhe ekstradimin e anëtarëve të saj. Organizata e Fetullah Gylen u vu në shënjestër të qeverisë turke që pas grushtit të shtetit në vitin 2016.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.