Belgët kundërshtojnë me protesta masat anti-Covid: Po diskriminohen të pavaksinuarit

Postuar në 05 Dhjetor, 2021 18:04

Në Bruksel, kjo fundjavë shënoi protestat e dhunshme të radhës kundër kufizimeve që qeveria ka vendosur për të frenuar përhapjen e virusit. Disa mijëra protestues marshuan paqësisht përmes qendrës së kryeqytetit belg drejt lagjes ku ndodhet selia e institucioneve të Bashkimit Evropian, ku pati përplasje me policinë, e cila hodhi gaz lotsjellës.

Demonstruesit protestuan kundër rregullores së vendosur në tetor, që i detyron qytetarët të tregojnë pasaportën e vaksinimit për të hyrë në bare dhe restorante.

"Nuk mund të duroj diskriminim në asnjë formë. Pasaporta e vaksinës është diskriminuese, sanksionet për të pavaksinuarit janë gjithashtu diskriminuese”, citohet nga Reuters një nga protestuesit.

Ky është i gjithi diskriminim, kështu që ne duhet ta luftojmë. Ne nuk duam diktaturë.

Protesta pasoi masat e reja që qeveria njoftoi të premten për të frenuar përhapjen e infeksionit, një nga më të lartat për momentin në Europë. Masat e reja përfshijnë mbajtjen e detyrueshme të maskave për shumicën e fëmijëve të shkollave fillore dhe zgjatjen e pushimeve shkollore.

Në fund të nëntorit, një numër shumë më i madh demonstruesish u përleshën dhunshëm me policinë në Bruksel. Kjo çoi në dhjetëra arrestime, lëndime mes oficerëve të policisë dhe dëme materiale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.