BE arrin marrëveshjen për zgjidhjen e krizës së emigrantëve në Bjellorusi

Postuar në 11 Nëntor, 2021 10:20

Shtetet anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje në parim për të zgjeruar kuadrin ligjor të sanksioneve kundër Bjellorusisë për ata që favorizojnë kontrabandën e paligjshme të emigrantëve në Bashkimin Evropian.

Lajmin e bën të ditur ANSA, duke iu referuar disa burimeve diplomatike evropiane.

Korniza ligjore do të duhet të plotësohet me një listë të re emrash dhe subjektesh. Ajo diskutohet sot në takimin e ambasadorëve të 27 vendeve anëtarë. Pika e fillimit të diskutimit është futja në listën e zezë të 29 individëve dhe kompanisë ajrore Belavia.

Minsku shpreson për një "reagim të përbashkët" me Moskën për t'iu kundërvënë krizës së migracionit: tha ministri i Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei, gjatë një takimi me homologun e tij rus, Sergei Lavrov. Makei akuzoi gjithashtu Perëndimin për orkestrimin e krizës së vazhdueshme të migracionit në kufirin polak me qëllimin për të vendosur sanksione të reja kundër Bjellorusisë. “Në funksion të raundit të pestë të sanksioneve, të përmendura tashmë në Perëndim, preteksti i përdorur këtë herë është kriza e migracionit të shkaktuar nga BE-ja dhe anëtarët e saj në kufi me Bjellorusinë”.

Polonia njoftoi se ka arrestuar mbi 50 emigrantë në kufirin me Bjellorusinë.

Ndërkohë, Kremlini hedh poshtë akuzat e kryeministrit polak, Mateusz Moraëiecki, i cili beson se Moska qëndron pas krizës së migracionit në kufirin me Bjellorusinë. “Ne i konsiderojmë deklaratat e kryeministrit polak se Rusia është përgjegjëse për këtë situate, si krejtësisht të papërgjegjshme dhe të papranueshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, në një konferencë për shtyp.

Angela Merkel pati një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për situatën në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë. Ajo i kërkoi Putinit të ndërhyjë dhe të ushtrojë ndikimin e tij tek Aleksandr Lukashenko, duke e cilësuar "shfrytëzimin" e emigrantëve në vazhdim si "çnjerëzor dhe plotësisht të papranueshëm".

Ndërsa Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, ku do të diskutohet edhe çështja e Bjellorusisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.