NATO miraton planin e përgjithshëm për mbrojtjen nga një sulm i shumëfishtë nga Rusia

Postuar në 21 Tetor, 2021 13:20

Aleanca e Atlantikut të Veriut pritet të miratojë sot një plan të përgjithshëm për mbrojtjen nga Rusia dhe një sulm eventual i saj në Baltik dhe Detin e Zi. Agjencia e lajmeve, “Reuters” raporton se plani merr në konsideratë kërcënimet e shekullit tonë, duke vlerësuar një sulm në disa fronte, përfshirë përdorimin e armëve bërthamore dhe hakerimin e rrjeteve kompjuterike.

Plani konsideron më tepër kërcënimet e shekullit të 21-të dhe mënyrën e përballjes me to

është shprehur ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace.

Ndonëse Rusia ka mohuar se ka synime agresive ndaj NATO-s, aleatët perëndimorë që kanë autorizuar përpilimin e dokumentit me titull: “Koncepti për Frenimin dhe Mbrojtjen në Zonën Euro-Atlantike” është i nevojshëm ndërkohë që Rusia po zhvillon sisteme të avancuara armatimi dhe dislokon trupa në kufijtë e aleatëve.

Nuk është e qartë sesi ky plan do të ndikojë nismat për autonominë strategjike të Europës dhe krijimin e një sistemi europian të mbrojtjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.