Mbyllet epoka Merkel, SPD fiton zgjedhjet në Gjermani

Postuar në 27 Shtator, 2021 10:27

Partia Social-Demokrate, SPD, e qendrës së majtë ka fituar zgjedhjet federale në Gjermani, duke lanë pas partinë e kancelares Merkel.

Sipas rezultateve paraprake, SPD e drejtuar nga Olaf Scholz, njëherësh zëvendës-kancelar në ikje dhe ministër i Financave, ka marrë 25.7 për qind të votave, ndërsa derisa blloku konservator i Merkelit, CDU/CSU, ka siguruar 24.1 për qind.

Kjo e bën të domosdoshëm një koalicion për qeverinë e re që do të drejtojë ekonominë më të madhe të Europës.

Ndër partitë e vogla, Partia e Gjelbër ka shënuar rezultatin më të mirë në historinë e saj, me 14.8 për qind të votave.

E djathta ekstreme AfD ka marrë 10.3 % të votave, por koalicionin me të e kanë përjashtuar të gjitha partitë. Ndërsa partia e krahut të majtë, Die Linke, rrezikon të mos hyjë në Parlament, nëse nuk arrin 5 për qind.

Megjithë rezultatin e dobët, në CDU duket se nuk e kanë humbur optimizimin. Armin Laschet, kandidati për kancelar nga CDU/CSU është shprehur se mund të tentojë të formojë qeverinë e ardhshme.

“Nuk ka qenë gjithmonë partia e parë që ka zgjedhur kancelarin”, ka thënë Laschet.

Në Gjermani nuk parashikohet të ketë një qeveri të re deri në Krishtlindje, çka do të thotë se deri atëherë, Merkel do të vijojë të qeverisë, pavarësisht përfundimit të mandatit të katërt.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

SPD nuk ka kapacitetin e duhur per te drejtuar ekonomine Gjermane. Teorite e saj ekonomike jane totalisht anakronike dhe nuk i pershtaten menyres sesi Gjermania ka bere biznes 15 vitet e fundit. Ne 2025 do te humbi ne menyre spektakolare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.