A duhet t'u besojmë mjekëve?

Postuar në 05 Shtator, 2021 13:16

Një mjek nga SHBA, dr. Jason McElyea ka paralajmëruar në BBC për përdorimin e Ivermectin si kurë kundër CoVid-19. Sipas tij përdorimi i medikamentit antiparazitar në doza të mëdha po shton rastet e urgjencës në Oklahoma, çka me këtë rast sipas tij duhet kuptuar se ilaçi është i dëmshëm dhe nuk ka asnjë vlerë ndaj kovidit.

Duhet një recetë për marrjen e këtij ilaçi me arsye  sepse mund të jetë i rrezikshëm

ka thënë dr. McEyea.

Futjen e tij si trajtim ndaj CoVid-19 e promovuan fillimisht në Indi, por më pas autoritetet kryesore mjekësore e kundërshtuan në një zë. Problemi këtu është i natyrës etike dhe ka të bëjë edhe me autoritetin që po mbërrin në kufijtë e vet. Lajmi në fjalë është në të njëjtën linjë me lajmin tjetër të dorëheqjes së një infermiereje greke për shkak se refuzoi vaksinën.

Trupi është i imi

citohej ajo.

Thjesht: deri ku shtrihet e drejta e institucioneve për të imponuar një politikë të vetën? Shkon deri në prekjen e trupit?

Të shpresojmë që njerëzia, sepse njerëzimi është fjalë disi abstrakte, do të kenë mendimin se Jo, shteti nuk ka të drejta mbi trupin. Mjeku në fjalë po këshillon patjetër, nuk po urdhëron, por kjo këshillë vjen në suazën e efekteve të përshkruara të medikamentit në fjalë, efekte të cilat nuk u morën parasysh nga e njëjta mjekësi kur në fillimet e pandemisë u dha si trajtim zyrtar azitromicina e kombinuar me hidroksiklorokinën. Nga kombinimi i këtyre të dyjave shikoni se çfarë rezulton:

Kush mban përgjegjësi për këtë sugjerim zyrtar? Mjekët? Jo, sepse kura u miratua si politikë publike. Ama përgjegjësi morale dhe etike kanë sepse pak prej tyre e kontestuan atë. Kura në fjalë duhet shoqëruar me mbikëqyrje të vazhdueshme. Ndodhi një gjë e tillë? E dimë që jo, nuk ndodhi. Ne ishim subjekete eksperimenti dhe pasojë e panikut të përgjithshëm, asgjë më shumë. Do të duhet kohë të kuptojmë natyrën e thellë të dëmit që është bërë në planin njerëzor dhe etik. Për të kuptuar sesa lehtësisht e shpërfillëm dhe u shëprfillëm si njerëz nga të ashtuquajtura bluza të bardha që pa u mohuar angazhimin profesional, nuk kemi pse të mos u diskutojmë angazhimin qytetar.

Shuimëkush e mban mend përshkrimin e bërë në matjet skaner të pacientëve të sëmurë. “Të dhënat flasin për CoVid-19”. Dhe mbi këtë diagnozë probabiliste u veprua me trajtime mjekësore. Si ta zgjidhësh këtu çështjen e përgjegjësisë?

Nga ky moment e më pas, trajtimi evoluoi, apo më mirë ndryshoi duke shumëfishuar medikamentet dhe koston por pa një efekt të matshëm pozitiv. Sepse si të mendosh  për rikuperimin e një pacienti me CoVid-19 që trajtohet vetëm me Azitromicin dhe Hidroksiklorokin dhe atyre që rikuperojnë thuajse për të njëjtën kohë përmes trajtimeve me kortizonikë, antiviralë, që bëjnë matje oksigjeni, apo marrin doza antibiotikësh të tjerë? Si të mendosh për përgjegjësinë e këtyre dy viteve kur lexon se nga klasifikimi si sëmundje respiratore kalohet në klasifikimin si sëmundje kardiovaskulare?

Këto janë pyetje të natyrshme, më të natyrshmet madje në botë, kur dëgjon se vaksina është çelësi, se ajo mbron, se ajo është diga kundër CoVid-19? Dhe se atë duan të bëjnë të detyrueshme duke paralajmëruar diktaturën e vërtetë të kohës sonë: atë sanitare?

Të gjitha këto pyetje i adresohen “armikut” tradicional dhe konvencional të interesit publik, Shtetit, që tenton përherë ta zgjerojë fushën e veprimit kundër lirive tona, por me sigurinë e propaganduar të vaksinës, pyetja shkon patjetër edhe te mjekët, të ndërgjegja e tyre, tek etika profesionale, te përgjegjësia? Si vallë mund të heshtësh përkundrejt kësaj parade dy vjeçare sigurish të rreme? Si mund të fshihesh kështu dhe të mos pranosh të diskutosh për asnjë çast gabimet e mëdha që u bënë? 

Është kjo heshtje, ky konformizëm, ky lloj mekanizimi profesional që të bën të shtrosh pyetje: po mjekëve duhet t’u besojmë?

s.zaimi

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

Shuimëkush e mban mend përshkrimin e bërë në matjet skaner të pacientëve të sëmurë. “Të dhënat flasin për CoVid-19”

A ke degjuar ndonjehere per protokollet e diagnostifikimit/trajtimit te semundjeve? Nese je mjekuar me kete lloj diagnoze nuk eshte problemi i mjekve por i yti (ose sistemit mjekesor ku je trajtuar)!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.