Efektiviteti i Pfizer, vetëm 6 muaj. Izraeli mendon Pasaportën e Gjelbër vetëm pas dozës së tretë

Postuar në 25 Gusht, 2021 18:41

Është arma më e mirë kundër koronavirusit. Kështu dëgjojmë të na thuhet për vaksinën të cilën po përpiqen të na e imponojnë, të na e shndërrojnë në një lejekalimi, autorizim për të bërë pjesë te normalët. 

Mirëpo tani që është e qartë se propagandimi i vaksinës si zgjidhje definitve nuk përputhet me realitetin, në skenë ka dalë opsioni i dozës së tretë. Në krye sërish Izraeli që madje ka njoftuar se nuk do të njohë pasaportën e gjelbër për ata që nuk kanë marrë dozën e tretë.

Ja arsyetimi cool i ministrit izraelit të Shëndetit, Nitzan Horowitz: 

Kjo bëhet sepse në termat e efektivitetit, vaksina është e vlefshme vetëm për një periudhë prej 5 ose 6 muajsh. Pas më shumë se një viti duhet të marrësh një dozë të tretë, përndryshe vaksina humbet fuqinë e vet…

Më tej edhe një vlerësim i zotërisë për vlerën e pasaportës së gjelbër: 

Green Pass vërteton se një person është i sigurtë një farë mënyre. Ndaj në momentin që ne e dimë se vaksina humbet efektivitetin e vet pas një periudhe të caktuar, nuk ka justifikim për dhënien e pasaportës së gjelbër dikujt që nuk ka marrë një dozë tjetër

Nëse vaksina ka efektivitet sezonal, pra ka sjelljen e vaksinës së gripit, si atëherë u bëka e detyrueshme? Ky është asgjë më shumë se një eksperiment që ka të bëjë me frikën e qeverive për vjeshtë/dimrin që po afron. Pa kuptuar se rruga e shkurtër të nxjerr përherë gjatë. 

Comments

Submitted by genti (not verified) on

po sipas jush cila eshte rruga e gjate??!!!eshte menyra me efektive per tu mbrojtur dhe per te mbrojt ate sistem shendetsor..te pakten per momentin..sado ipaafte te jete po kaloi ne overload nuk do te marresh dot sherbim .i harroni shpejt muajt e pare qe nuk prezantoheshe dot ne spital per asnje lloj problemi tjeter vec covidit.sa operazione u shtyne ne aspekt kohor...perdoreni pak trurin para se te kerkoni liri te drejta dhe hipotezoni teori konspirative.te pakten parashtroni fakte sic e keni ber por jo komente.sjeni te afte ne kete aspekt.skeni njohuri.gjithe te mirat

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.