Gjithë pushtetin eunukëve!

Postuar në 30 Korrik, 2021 17:03
Skerdilajd Zaimi

 

Yuri Kim ka bërë lajm sot me një deklaratë të vetën pas një takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Pas takimit ajo foli thuajse me emër kundër ish-kryeministrit Sali Berisha duke kërkuar në mënyrë ultimative që PD-ja të shkëputet prej tij:

Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryetarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje.

Siç e përmenda më parë, Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura. Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu

Siç mund të merret me mend, rotacioni në PD po rregullohet me asistencën e amerikanëve, njësoj si procesi zgjedhor që garantohet aq sa për të patur stabilitet po nga të huajt.

Në këtë kuadër, PD-ja është aktualisht një protezë e paqëndrueshme e një fasade demokratike në një vend të dështuar. Ajo nuk di, nuk do dhe as ka kapacitet që memorien dhe historinë e vet ta menaxhojë vetë në funksion të së ardhmes. Ajo ka përftuar tiparin e memecërisë të të ashtuquajturit lider dhe kryetar, që po asistohet të mbajë karrigen nga të huajt.

Atë që duhet vetë partia ta bënte, po e bëjnë protektorët e kësaj klase politike që po spostojnë atë që dikush e thërret Lider Historik. Si u skualifikokan kështu liderët historikë në këtë vend, me deklarata diplomatësh që shëtisin sa nga një ekran në tjetrin? Ky episod, i përzishëm në mënyrën sesi u shërben shqiptarëve një gjellë me data skadence të kaluar, të cilën ata nuk dinë të gatuajnë vetë, të kujton mënyrën sesi u përfol burgosja e Fatos Nanos dikur në vitin 1994. Asokohe u tha se Nanon e futën në burg amerikanët pse ai ishte shprehur kundër tyre. Dhe pas këtij akti vazhdoi karagjozllëku i një vendi që e celebron veten si demokratik, si partner strategjik të SHBA, se bën zgjedhje të lira e kështu me radhë.

Të kujton edhe atë legjendën urbane sipas të cilës Mehmet Shehu vrau veten se nuk duronte t’i bënin gjyqin Pali Miskat me shokë. Kategori kjo e fundit që bën historinë në Shqipëri, si Lulzim Basha sot, një askush që i bie përherë llotaria.

Fatkeqësia më e madhe janë të ashtuquajturit intelektualë, apo gazetarë të shquar që duartrokasin këtë qelbësirë që shohim sot, duke u shfaqur si të çliruar nga një barrë anti-demokratike me nxjerrjen nga loja të Berishës, pa kuptuar se këtu nuk bëhet fjalë për sovranizëm folklorik, por për ekzistencë modeste. Nxjerrja e Berishës po luhet me standardin politik të Lulzim Bashës, që as nuk thotë gjë dhe as nuk bën gjë, duke pritur e pritur se kë dhe çfarë të shesë.

Historia e afërt na mëson se kudo ku amerikanët kanë shkelur në këtë mënyrë, dështimi ka qenë spektakolar. Dhe ata janë shumë të aftë të krijojnë edhe shoqëri të dëshpëruara. Italia është një rast, republika e së cilës në fakt nisi me poshtërimin që iu bë Musolinit nga duar të huaja. Republika e re e Italisë nisi me poshtërimin që iu klasës politike me skandalin e tangentopolit, dirigjuar nga të huaj. Ja ku është Italia sot, një shtet çorap dhe me pastabilitet organik. Iraku është një shembull tjetër. Afganistani, një më tutje e kështu me radhë. Shqipëria dhe bota shqiptare janë pjesë e këtij eksperimenti që peshon shumë pak në kandarin strategjik të një fuqie që po shpërbën besimin e një brezi me buzëqeshje ambasadorësh dhe duke promovuar të kastruarit në një politikë që nuk merret vesh kujt i shërben.

Comments

Submitted by emri (not verified) on

-poshtërimin që iu bë Musolinit nga duar të huaja.
kete nuk po ta mar parasysh se duhet te kesh qene pa pire kafen e mengjesit kur e ke shkruar. jetojme ne bote globale dhe musolinit nuk po ja benin italianet sigurisht nga te tjeret do e gjente.
-klasës politike me skandalin e tangentopolit
klases politike eshte per tju vene zjarri ne nje menyre a nje tjeter ... me mire ta mbash ne riperteritje se pastaj mban ere si puna e berishes.
-Iraku është një shembull tjetër. Afganistani, një më tutje
sa per kete ja ke futur kor, po fare kot. nuk krahasojme shqiperine me keta se pastaj dhe modeli eshte shume i padobishem. mqs i kam pare nga afer keto vende nuk heq dot as nje vije mes shqiperise e ketyre... po as me vizore!

Sa per ceshtjen ne fjale pertej cfare ka thene dhe ambasadorja (qe ja paguajme dhe rogen) une si shqiptar dua ta shoh ate plehren Berishen jashte politikes pas 30 vjetesh. dhe te cveshur nga pronat e drejtperdrejta a terthorta .... ishalla nga budalleku i bashes terheq dhe bashen me vehte. te gjithe ANALET dhe ca idiote flasin sikur ka rene bomba ... ore jam i lumtur dhe qe interesat e njerezve jane aq tangible tashti me

Me kete zarar qe i kane bere te gjithe klasa pollitike ketij vendi jam i lumtur qe Meta eshte ne perpunim, e me kismet ca socialiste.
prape dhe kjo nuk zgjidh dy gjera se tipa me dy pare mend si Tom Doshi do ulin koken dhe do e mbajne paren.

Uroj vetem nje gje te ndodhe : shume te huaj (me shtetesi shqpetare) te edukuar e me integritet te kthehen e ta ngene zgupthi ate vend.
Por prape historia njerezore do perseritet ne njefare menyre. Zogu e shpura (paria) e tij vodhi, me vone keto ua moren komunistat, e pastaj pseudo komunistat.
kete radhe mbase i marin kapitalistet.

Submitted by redaksia on

Nuk ka nevoje me ky vend per gjyq kafesh! Ka nevoje per denime reale dhe me prova. Dhe gjyq qe ia ben shoqeria shqiptare, jo emisare te huaj. Perndryshe, aty do jete Berisha edhe me vone, hero per disa. 

Submitted by Doktor Varrosi (not verified) on

Cfare fatkeqesie jemi si popull.
Ketu nuk behet fjale denimi i berishes, rames apo monalikes.
Si do behet me 80% te shqipfoleseve qe adhurojne jashteqitjen e mesiperme!
Ka plan vaksinimi, analfabetizmi apo Spitali psikiatrik?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.