Jemi drejt kolapsit të civilizimit

Postuar në 15 Korrik, 2021 00:20

Një ekip shkencëtarësh të MIT e parashikuan fundin e civilizimit aktual brenda shekullit XXI. Në atë kohë, viti 1972, parashikimi u kritikua ashpër. Por një studim i ri i konfirmon konkluzionet që nxorën shkencëtarët e MIT 49 vjet më parë.

Një studim i ri i botuar në Yale Journal of Industrial Ecology analizoi se si kanë ecur gjërat që nga studimi fillestar i vitit 1972 dhe arriti në përfundimin se ne me të vërtetë mund të ishim dëshmitarë të kolapsit të civilizimit para vitit 2040. Por kjo vetëm nëse vazhdojmë rrugën në të cilën po ecim, pra qasja e zakonshme për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e tepërt të burimeve. Kjo sugjeron se ka shpresë për shoqërinë për sa kohë kemi mundësi të ndryshojmë kursin.

Studimi i ri krahason skemat e parashikuara të ekipit MIT me të dhënat aktuale mbi zhvillimin ekonomik dhe nxjerrjen e burimeve për të parë se sa afër parashikimit jemi.

"Duke pasur parasysh perspektivën jo tërheqëse të kolapsit, unë isha kurioz të shihja se cilat skenarë po përputheshin më shumë me të dhënat empirike sot," shpjegoi autorja e studimit Gaya Herrington.

Në fund të fundit, libri që paraqiti këtë model botëror ishte një nga më të shiturit në vitet '70 dhe deri tani do të kishim disa dekada të të dhënave empirike të cilat do ta bënin një krahasim kuptimplotë. Por për habinë time, nuk gjeta përpjekje të kohëve të fundit për këtë. Kështu që vendosa ta bëj vetë. 

Herrington është drejtuese e Departamentit të Qëndrueshmërisë dhe Analizës Dinamike të Sistemit në firmën e kontabilitetit KPMG, por ajo e kreu studimin në mënyrë të pavarur si pjesë e tezës së saj të masterit në Harvard.

Herrington sqaroi për Motherboard se kolaps "nuk do të thotë që njerëzimi do të pushojë së ekzistuari".

Kolapsi do të prekë mënyrën tonë të jetesësës. "Rritja ekonomike dhe industriale do të ndalet, dhe pastaj do të bjerë, gjë që do të dëmtojë prodhimin e ushqimit dhe standardet e jetesës... Për sa i përket kohës, skenari BAU2 tregon një rënie të madhe rreth vitit 2040”, thotë autorja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.