kolapsi

“Agrokor”, vrima e zezë kroate që po thith miliarda

Postuar në 13 Maj, 2017 21:13

“Bloomberg” raporton tri ditë më parë për shkërmoqjen e “Agrokor”, kompania më e madhe e ish-Jugosllavisë që menaxhohet me drejtim kroat. Shifrat e "Agrokor" flasin qartë për një perandori që ka shtrirë lidhjet dhe ndikimin në disa vende: totali i punësimit 60 mijë, të ardhurat për vitin 2015 ishin6.6 miliardë euro ndërkohë që të ardhurat totale në Kroaci nga turizmi në vitin 2016 ishin 9.5 miliardë euro. Fjala është për një gjigand që po kthehet siç shkruan “Bloomberg” në një vrimë të zezë.

Çfarë do të thotë "jo-ja" e referendumit në Itali, a do të bjerë sistemi bankar me ikjen e Renzit?

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 10:40

Analistët kanë frikë se "Jo-ja" e referendumit do ta çojë Italinë në një paqëndrueshmëri politike me pasojë falimentimin e disa bankave dhe efektin domino në Spanjë, Gjermani dhe Francë, duke paralizuar praktikisht tërë sistemin bankar evropian.

Shumë prej bankave italiane janë rrënuar nga kreditë e këqija dhe kanë nevojë emergjente për rikapitalizim. Bashkimi Evropian kërkoi para disa muajsh nga kryeministri Renzi të ndiqte pak a shumë të njëjtën rrugë që ndoqi Greqia, metodën e "qethjes" së depozitave në bankat italiane.

Mosul/Diga rrezikon jetën e 1.5 milionë njerëzve

Postuar në 03 Mars, 2016 21:09

Diga e Mosulit, qyteti që është pika e fortë e ISIS, rrezikon jetën 1.5 milionë irakenëve. “NBC NEËS” citon ambasadën amerikane në Baghdad sipas të cilës kolapsi i digës do të sillte pasoja të paprecedenta; 500 000-1.47 milionë irakenë nuk do të mbijetonin dot nga vala e ujit që nëse ndodh do të arrinte në nivelin 15 m në Mosul. Qytete të tjera si Tikriti, Samarra apo Baghdadi do të përfshiheshin nga vala e ujit ndonëse me pasoja më të vogla.

Subscribe to RSS - kolapsi