Rregullatori kinez “ngel në klasë” 285 mijë makina Tesla

Postuar në 26 Qershor, 2021 18:23

Gjiganti i makinave elektrike Tesla do të tërheqë më shumë se 285 000 makina të shitura në Kinë. Masa e re u njoftua nga Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut (SAMR). Vendimi vjen pasi një verifikim i kryer nga autoritetet zbuloi probleme me kontrollin e drejtimit, gjë që mund të çojë në përplasje. Subjekt i këtij vendimi janë automjetet e importuara dhe ato të prodhuara në vend Model 3 dhe Model Y Tesla.

Tesla është markë e shitur gjerësisht në Kinë. Një në katër Tesla të shitura përfundon në Kinë. Megjithatë, gjiganti i makinave elektrike në pronësi të Elon Musk është përballur me probleme kohët e fundit në Kinë. Tesla e ka gjetur veten nën presion nga rregullatorët vendorë dhe përdoruesit fundorë.

Kompania është përballur me një protesta të klientëve të profilit të lartë në Shanghai Auto Shoë në prill. Blerësit ngritën shqetësime mbi cilësinë dhe problemet e shërbimit. Gjithashtu, kinezët kanë shprehur shqetësime edhe në lidhje me çështjet e privatësisë, për shkak të frikës se të dhënat e tyre private mund të ruhen në SHBA. Kompania tashmë i ka adresuar pjesërisht këto çështje, duke njoftuar muajin e kaluar se do të ngrinte një qendër të dhënash në Kinë për të akomoduar klientelën lokale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.