tesla

Shitje e 100 000 makinave elektronike/Tesla e Elon Musk kalon vlerën e 1 trilionë$

Postuar në 26 Tetor, 2021 16:14

Kompania e Elon Musk, Tesla, ka kapërcyer në aksione vlerën e 1 trilionë dollarëve.

"Bloomberg" raporton se një ndër shkaqet për këtë rritje të menjëhershme është shitja e 100 000 makinave elektrike kompanisë “Hertz Global Holding Inc” e cila synon elektrifikimin e flotës së vet të makinave që jepen me qira.

Rregullatori kinez “ngel në klasë” 285 mijë makina Tesla

Postuar në 26 Qershor, 2021 18:23

Gjiganti i makinave elektrike Tesla do të tërheqë më shumë se 285 000 makina të shitura në Kinë. Masa e re u njoftua nga Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut (SAMR). Vendimi vjen pasi një verifikim i kryer nga autoritetet zbuloi probleme me kontrollin e drejtimit, gjë që mund të çojë në përplasje. Subjekt i këtij vendimi janë automjetet e importuara dhe ato të prodhuara në vend Model 3 dhe Model Y Tesla.

Një ankesë për Bitcoin i kushton Elon Musk 15 miliardë dollarë  

Postuar në 23 Shkurt, 2021 15:45

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, që prej javës së kaluar, kur aksionet e Tesla Inc. ranë me 8.6%, duke i marrë me vete 15.2 miliardë dollarë nga vlera e tij neto.

Rënia më e madhe e Tesla-s që nga shtatori u nxit pjesërisht nga komentet e Musk mbi çmimet e Bitcoin dhe rivalit më të vogël, Ether. Musk tha se ato janë të larta.

Ky mesazh në Tuiter erdhi në javë pasi Tesla njoftoi se shtoi 1.5 miliardë dollarë Bitcoin në bilancin e saj.

Kroati i famshëm Tesla. Beogradi proteston ndaj BE-së

Postuar në 11 Maj, 2020 00:12

Qeveria serbe ka dorëzuar një notë proteste ndaj Bashkimit Europian për shkak se një nga faqet online të bllokut – faqja e Qendrës për Mësimin e Fëmijëve - e përshkruante shpikësin e njohur Nikola Tesla si “kroati i famshëm”. 

Ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç që ka dërguar notën në Bruksel, ndërkohë qe para tij, ministri i Kulturës, Vladan Vukosavljeviç apeloi që BE-ja t’i kërkonte falje popullit serb.

“Tesla”, makina elektrike që po hyn me shpejtësi në treg

Postuar në 03 Janar, 2016 14:27

“Tesla” është marka e një makine elektrike që prodhohet në Holandë. Ka shitur 50 mijë njësi këtë vit dhe siç raporton “Bloomberg” pretendon të shesë 500 mijë njësi më 2020-ën. Holanda është vendi me prodhimin e dytë më të lartë në botë të makinave elektrike, pas Norvegjisë. Në Amsterdam edhe taksitë janë “Tesla”. Fabrika që po i i hap rrugën kështu një lloji tjetër makine, pa karburant, pra pa ndotje, është në Tilburg. Më poshtë disa pamje: 

Subscribe to RSS - tesla