Video/Testimet anti-CoVid-19 në Britani, shkelje protokolli sigurie që kompromentojnë rezultatin

Postuar në 30 Mars, 2021 02:50

BBC-ja publikonte dje disa pamje filmike nga një prej laboratorëve kryesorë në Britani duke pretenduar se shkelen protokollet duke kompromentuar rezultatet e testimet me tampon. Në video shfaqet një punonjës me pajisje që shtyn tamponin e shkëputur nga gypat mbajtës duke shtuar rrezikun e kontaminimit dhe për pasojë rrezikun e prodhimit të një rezultati të gabuar.

Pamjet janë marrë nga një gazetar në laboratorin Milton Keynes që drejtohet nga një kompani jo fitimprurëse, UK Biocentre dhe ajo është vënë në qendër të kritikave që në muajin tetor 2020.

Qeveria britanike ka shpenzuar më shumë se 1 miliardë stërlina për ndërtimin e një rrjeti laboratorësh për procesimin e testeve të SARS – COV -2.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.