Helmimi i Navalnyt, Rusia aludon se është lojë që lidhet me Bjellorusinë

Postuar në 05 Shtator, 2020 14:42

Rusia duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë presidentin bjellorus Alexander Lukashenko i cili ka dalë së fundmi në skenë me një ofertë të pazakontë. Në një dalje televizive, Lukashenko ka deklaruar se qëndrimet publike të kancelares, Angela Merkel, për helmimin e Alexei Navalnyt dhe trajtimin e këtij rasti si tentativë vrasjeje, janë falje.

Lukashenko i është një të ashtuquajture telefonate mes Berlinit dhe Varshavës - të gjurmuar nga shërbimet sekrete bjelloruse, ku rasti Navalny trajtohet si mjet për presion ndaj Kremlinit dhe se helmimi i tij nuk ka kurrfarë rëndësie nëse është i vërtetë apo jo. Presidenti bjellorus e ka akuzuar kancelaren Merkel për deklarata false në një takim me kryeministrin rus, Mikhail Mishustin.

Lukashenko ka nëvizuar se materialet e përgjuara do t’i dorëzohen shërbimeve sekrete ruse në mënyrë që çështja të marrë trajtim institucional. Dhe në fakt sot, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka njoftuar se materiali i është dorëzuar shërbimit federal rus të inteligjencës që do të bëjnë një raport formal vlerësimi mbi të për t’ia paraqitur presidentit Vladimir Putin.

Duket se Rusia po kërkon të përfitojë politikisht nga një situatë e re që iu krijua brenda vendit. Konkretisht, alibia më e fortë e Kremlinit është se ai lejoi transferimin e Navalnyt në Gjermani ku në çdo rrethanë do të ishte verifikuar helmimi, siç edhe doli. Ndaj logjika të thotë se do të ishte diçka e paqëndrueshme të mendosh se Putin helmon një kundërshtar, i cili mbijeton dhe lejohet të dalë jashtë prej nga ku vjen akzua për tentativë vrasjeje dhe hetim ndërkombëtar.

Por ky skenar mund të mos përjashtohet qoftë edhe pse luan me arsyetimin e përgjithshëm të mobesimit mbi të. Megjithatë Peskov ka vënë në dukje me të madhe se mjekët e spitalit të Omsk ku u shtrua Navalny janë treguar shumë më transparentë sesa mjekët tani në Gjermani, një vend që po del në krye të politikës kundër Rusisë në Bjellorusi. Dhe trazirat në këtë të fundit duket se janë një farë çelësi jo për të kuptuar të vërtetën e Navalnyt, por përdorimin e rastit të tij. Lukashenko po kërkon ndërhyrjen e Kremlinit, me gjasë me trupa, sidomos tani që ëhstë marrë vesh se Rusia ka krijuar një forcë rezervë policore për të “ndërhyrë nëse gjërat dalin jashtë kontrollit”.

E papritura në të gjithë këtë simulim përplasjeje mes Gjermanisë dhe Rusisë është fakti se këto dy vende pak më parë kishin rënë dakord – në kundërshtim me interesat dhe kërkesat amerikane – për ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream II, duke ekspozuar kompani të caktuara ndaj sanksioneve amerikane. Çështja është tashmë në Bjellorusi dhe është e qartë se cilidoqoftë kursi i zhvillimeve, Rusia nuk duket se heq dorë nga praktika e zonave të ndikimit, pasi Bjellorusia është çelës për sigurinë e saj, ose sigurinë siç e përkufizon Kremlini. Fati i Lukashenkos do të përcaktojë në masë të madhe ecurinë e këtyre raporteve në një vend ku po përvijohet sërish ndarja Lindje – Perëndim.

Ky ishte po ashtu rasti që një organizatë si OSBE-ja të kishte një rol real dhe këtu Shqipëria do të mund të luante – për rrethana të fatit – pjesën e vet. Oferta e z. Rama në fakt pati “defektin” se u bë në sinkronizim me Bashkimin Europian, pra u lëshua si ofertë e Perëndimit, ndërkohë që me përkufizim organizata do të duhet të jetë mbi palët. Sidomos kur mban parasysh se ajo është vënë nën akuzë si organizatë e njënashme nga Rusia që në vitin 2007.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.