Trump: Po punojmë për një marrëveshje të re me Rusinë për mospërhapjen e armëve bërthamore

Postuar në 01 Gusht, 2020 13:27

ShBA dhe Rusia po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje të re për mospërhapjen e armëve bërthamore. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një tryeze të rrumbullakët në Florida, zhvilluar në kuadër të masave kundër e emergjencave. 

Ne po punojmë me Rusinë tani për një marrëveshje të mospërhapjes së armëve bërthamore . Nëse ja dalim do jetë diçka shumë e mirë

citohet Trump. 

Traktati mes të dyja vendeve për Reduktimin e Mëtejshëm dhe Kufizimin e Armëve Strategjike Ofensive hyri në fuqi në vitin 2011 dhe ai parashikon që në harkun kohor të shtatë vjetëve të dyja vendet të mos kenë më shumë se 700 raketa balistike ndërkontinentale të dislokuara, raketa të nëndetëseve, bombardues strategjikë, jo më shumë se 1550 koka bërthamore të instaluara si dhe një total prej 800 lëshues të dislokuar ose jo. Kjo marrëveshje do të jetë në fuqi deri në shkurt 2021 dhe mund të zgjatet për jo më shumë se 5 vjet, vetëm nëse zëvendësohet me një dokument tjetër. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.