Provë force në Moskë mes Turqisë dhe Rusisë

Postuar në 05 Mars, 2020 16:53

Është zhvilluar në Moskë takimi mes delegacionit turk të drejtuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe atij rus të drejtuar nga presidenti Vladimir Putin. Mediat kanë përcjellë fjalën e hapjes gjatë së cilës të dy politikanët kanë parashtruar nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje për situatën e krijuar në Idlib të Sirisë, ndërkohë që nuk kanë munguar të paraqesin edhe kërcënimet e tërthorta.

Putin është treguar cinik teksa i ka kujtuar Erdoganit vdekjen e ushtarëve turq dhe teksa e ka cilësuar sulmin sirian si një gabim nga padijenia se në zonë ndodheshin ushtarë turq. Po kështu Putin ka dashur të vërë në dukje se takimi i sotshëm është kërkuar nga pala turke dhe e ka mbyllur fjalën me një theksim parlajmërues për dobinë e marrëdhënies mes të dyja vendeve.

Dua të shpreh ngushëllimet e mia për vdekjen e ushtarëve tuaj në Siri. Humbje të tilla janë përherë një tragjedi. Fatkeqësisht siç ua thashë edhe në bisedën telefonike, ushtarët sirianë nuk e dinin që ushtarët turq ishin aty. Gjatë kësaj kohe, ushtarët sirianë kanë përballur vështirësi të mëdha, ushtria siriane ka pësuar humbje të mëdha, kështu që ne duhet të flasim për këtë. Duhet ta diskutojmë këtë situatë në mënyrë që një gjë e tillë të mos ndohë më dhe të mos dëmtojnë marrëdhëniet tona. Dhe unë e di që ju i vlerësoni këto marrëdhënie. Siç keni kërkuar ne jemi gati të nisim këtë takim, kokë më kokë dhe pastaj në format të zgjeruar

tha Putin.

Nga ana e vet presidenti turk, Erdogan, ka sqaruar se takimi është kërkuar të mbahej në Stamboll ndërkohë që ka dashur të nënvizojë rëndësinë e tij kur ka thënë  se gjithë bota mban sytë aty.

Siç e dini ne sugjeruam ta mbanim këtë takim në Turqi, por përderisa ju jeni i zënë me Kushtetutën e re ne pranuam ftesën tuaj të vijmë këtu në Moskë. Ky takim është shumë i rëndësiëhëm për këtë krizë. Situate në rajona është urgjente. E di që sytë e gjithë botës janë në këtë takim. Besoj se diskutimet tona e sotme do të ndihmojë  të lehtësojnë situatën. Turqia dhe Rusia, marrëdhëniet tona janë në majën e tyre sot, ka të bëjë me mbrojtjen,. Bashkëunimin, tregëttinë, gjithçka. Ne besojmë që duhet të ecim më tutje, detyra jonë sot është të promovojmë marrëdhëniet tona. Mendoj dhe shpresoj se do t’ia dalim

tha Erdogan.

Ai shkon në Moskë pas kërkesës që i ka drejtuar NATO-s dhe SHBA-së për ndihmë, pas provokimit të krizës së refugjatëve dhe pas një talljeje që vjen nga Uashingtoni. I dërguari Special i SHBA për Sirinë, James Jeffrey ka theskuar se Turqia mund të përdorë bateritë e sistemit "Patriot" në Incirlik që kontrollohen nga pala spanjolle. Po kështu SHBA ka akorduar 108 milionë dollarë, por kjo është shumë pak për llojin e krizës me të cilën përballet Ankaraja zyrtare.

Takimi ka nisur si një refleks i përplasjes në terren. Erdogan kërkon zonë influence në Siri, ndërkohë që Moska po i kujton se marrëveshjet mund të bëhen vetëm me të. Në fund të fundit sot përcakohet e ardhmja e stabilitetit në Mesdheun Lindor, aty ku prej vitesh Erdogan po kërkon të drejtat e interesave të veta historike dhe ekonimike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.