Qeveria ngarkon bashkitë me realizimin e akteskpertizës së thelluar për objektet e dëmtuara nga tërmeti

Postuar në 25 Janar, 2020 13:26

Këshilli i Ministrave ka vendosur më datë 15 janar kryerjen e ekspertizës së thelluar të ndërtesave të dëmuara nga tërmetii 26 nëtorit 2019. Vendimi me nr. 26 parashikon që realizimin e kësaj ekspertize ta kryejnë njësitë e qeverisjes vendore

bazuar në aktkonstatimet ose akvlerësimet paraprake të Institutit të Ndërtimit apo të grupeve paraprake të inspektimit

Në pikën 2 të VKM-së urdhërohet që aktekspertiza i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për të bërë oponencën, ndërkohë që në pikat në vijim përcaktohen tarifat përkatëse. Akteskpertiza kërkon që të bëhet një “dokumentim gjeometrik dhe teknik të strutkurës” edhe për ato objekte që nuk kanë projekt teknik.

Në pikën 5 përcaktohet dokumentacioni ligjor për aktekspertizën e thelluar ku përfshihet projekti arkitektonik, konstruktiv, lejet e dhëna, studimi gjeologo-inxhinierik dhe dokumentacioni topografik apo edhe studimi sizmik dhe llogaritja e strukturës. Nuk thuhet se për çfarë do të shërbejë ky aktekspertim i thelluar në kuptimin ligjor të tij dhe se çfarë vlere do të ketë ai qoftë për ndërhyrjet e mëtejshme, qoftë për nxjerrjen e përgjegjësive ligjore sipas rastit.

Comments

Submitted by Jahuuu (not verified) on

Normal, kur nuk di te besh asgje, do jua lesh kopilin ne dere te tjereve

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.