Shpif Berisha. Keti, Gazheli me sorollop janë keq nga lekët dhe me borxhe

Postuar në 22 Nëntor, 2019 00:48
Shaptilografisti

 

Dje paradite ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një lajm kobzi: deputeti Alket Hyseni kishte 17 milionë lekë detyrime për të paguar energjinë elektrike. 
Ta lëmë mënjanë faktin se ky deputet del në media vetëm me kushtin që në titull të jetë fjala Miliona; çështja është shqetësuese në vetvete.

Ç’mesazh u jep qytetarëtve të Sarandës ky deputet? Mos vallë ka nisur t’u drejtohet në dialekt: Qi-tetarë, si e si për t’iu kujtuar se Qiriu, apo Qiriri, është mjet që nuk duhet harruar. 

Si mbërriti në këtë derexhe ky shërbëtor i popullit? Mos vallë ky zotëri, njësoj si ai tjetri, Gazheli i Turqisë e konsiderojnë  një çikë varfërim si kriter karizme politike? 

Gazheli bëri sikur do shpëtonte një fëmijë në Siri, Hyseni bën sikur nuk ka lekë të paguajë. 

Janë ca specie në këtë vend, që gjallojnë dhe shtohen në habitate me pehash të paqëndrueshëms siç janë agjencitë qeveritare, drejtoritë apo hipotekat që pësojnë deformime të paparashikueshme karakteriale. Dhe e manifestojnë këtë në raportin që vendosin me paranë, me shpenzimin e saj, me perceptimin e asaj që quhet mirëqenie, luks. Këto krijojnë prirje centrifugale për neuronet që çojnë në shpenzime ekstensive dhe pastaj në borxhe. 

Po sa ta tjerrim ne këtë muhabet, e bashkë me ne edhe Berisha që jep e merr me miletin dixhital kumpo leqendis dynjanë e vërtetë, Hyseni del i pafajshëm. Birinxi djalë si zakonisht. E nxori gazeta “Tema” që siç shkruan edhe vetë, në një kohë rekord mori një dokument nga kadastra e Sarandës që provon se fytyrën e deputetit nuk e ka prekur qelbi i turpit të detyrimeve të papaguara. 

Pra, pavarësisht se nga mbiu në mesnatë një shkresë në një media në Tiranë ne mund të flemë të qetë se Keti nuk ka borxhe. 
Më mirë kështu, por edhe po të kishte nuk ka gjë. Kjo kategori mund të fshihet nesër fare mirë, ndërsa në Bunk’Art 3, të cilin Bollino thuhet se po e përshtat pranë një koçeku të rezervave të shtetit, do të vendosen imitime dylli të deputetëve dhe qeveritarëve socialistë. Bollino po lobon fort që ciceron të jetë Petro Koçi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.