BE-SHBA ndahen në Iran dhe në Siri

Postuar në 08 Korrik, 2019 13:35

Irani ka hedhur një hap më tej në programin e vet bërthamor duke ritur pasurimin e uraniumit përtej kufirit të caktuar në marrëveshjen e vitit 2015 me fuqitë kryesore të botës. sipas informacioneve mediatike, me këtë veprim, Teherani zyrtar i është afruar edhe më shumë nivelit të prodhimit të armëve bërthamore, që ka qenë një ndër akuzat kryesore ndaj tij dhe shkak për presione që shkojnë deri në kërcënim me ndërhyrje ushtarake.

Presioni kryesor në këtë rast bie mbi Bashkimin Europian që i është përmbajtur marrëveshjes së vitit 2015, ndonëse SHBA është tërhequr prej saj. Nga ana e vet, pala amerikane ka hequr dorë nga termat e kërcënimit ushtarak dhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo shprehet në tuter se ky veprm do të rëndojë mbi Iranin, që do të izolohet më shumë dhe do t’i nënshtrohet sanksioneve të tjera shtesë.

Regjimi iranian i armatosur me armë bërthamore do të përbënte një rrezik edhe më të madh për botën

vijon Pompeo.

Ky konstatim është më shumë parandalues, pasi sipas drejtorit të Shoqatës për Kontrollin e Armëve në Uashington, Daryl G. Kimball, Iranit do t’i duhen 1,050 kilogramë uranium i pasuruar në nivele të ulëta që të krijojë bërthamën e një bombe të vetme nukleare dhe mandej do t’i duhet ta pasurojë atë në masën 90%.

Irani nuk po rend për krijimin e një bombe siç hamendësojnë disa, por këto janë lëvizje kalibruese. Gjithësesi, nëse Irani dhe SHBA qëndrojnë në të njëjtin kurs, marrëveshja është në rrezik real

shprehet ai duke shtuar se Irani nuk do hyjë në marrëveshje nëse sanksionet qëndrojnë në fuqi.

Çështja iraniane shkon përtej aspektit të arsenalit bërthamor, sepse ajo ka vënë në provë marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës. BE-ja refuzoi të ndiqte Trump në anullimin e marrëveshjes, ndërkohë që i doli kundër pretendimeve amerikane për incidentin në ngushticën e Hormuzit.

Një tjetër lëvizje që paralajmëron se dy fuqitë e Atlantikut kanë qëndrime e ndoshta edhe interesa të kundërta është situata në Siri. Sot bëhet me dije se Gjermania ka refuzuar kërkesën e SHBA-ve për dislokimin e trupave ushtarake në terren. Duket se Trump po kërkon suksese të reja në politikën e Jashtme, por në Lindjen e Mesme me vendimin e tij për Jeruzalemin, ai ka ezauruar çdo konsensus dhe mirëkuptim europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.