Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Postuar në 29 Maj, 2019 13:23

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Njoftimi është dhënë nga Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë konferencës për shtyp gjatë së cilës prezantoi Progres Raportin për të dyja vendet. 

Duke nisur nga potenciali që ka Ballkani, vendet duhet të reformohen. Çështja e papunësisë, emigracionit mbeten problem. Vendete duhet të rrisin standardet e jetesës.
Shqipëria është duke bërë reforma, transformim të rëndësishëm në fushën e drejtësisë. Vendet janë përgjigjur strategjisë për Ballkanin, jam i kënaqur të shikoj sesi Shqipëria ka ndjekur reformën në drejtësi, sidomos në sistemin gjyqësor, rivlerësim të paprecedentë të prokurorëve dhe gjykatësve.
Sfida kryesore mbetet ekonomia, e cila përballet me dobësi. Duhet të reformohen. Çështjen e papunësisë duhet zgjidhur, çështja e emigracionit dhe lindjet e ulëta janë problem. Standardet e jetesës duhet të rriten pasi janë të ulëta. 
Një pikë e veçantë është se bizneset e Kinës po afrohen në Ballkan dhe është me rëndësi që të rrisim dhe sigurojmë se çdo aktivitet i huaj në rajon të përmbushë standardet dhe vlerat e BE-së.
Sa i përket vendeve të caktuara, vendet i janë përgjigjur strategjisë së BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i janë përgjigjur reformave.
Maqedonia e Veriut ka zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë, me Bullgarinë, një shembull i shkëlqyer sesi duhen zgjidhur mosmarrëveshjet.
Komisioni rekomandon që të hapen negociatat me të dy vendet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Serbia dhe Mali i Zi duhet të punojnë më shumë të përmbushin reformat.
Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë të dyja vendet duhet të shmangin veprimet që çojnë në provokim.
Tarifat e Kosovës mbi Serbinë dhe Bosnjën duhet të hiqen. Kosova duhet të fokusohet tek zbatimi i MSA

ka thënë Hahn. 

Kështu Komisioni ka dhënë dritën jeshile duke njohur arritjet e qeverisë shqiptare dhe duke mos konsideruar krizën aktuale politike. Siç mund të vihet re nga deklarata e Hahn, KE është udhëhequr edhe nga konsiderata gjeopolitike përveç faktit se Jo-të e vazhdueshme përkthehet në animozitet ndaj Europës. Mbetet vendimi i qeverive anëtare për të përfunduar procesin që duhet shpresuar të jetë pozitiv. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.